UASHINGTON, 9 shkurt /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot në Uashington se paqja në Evropë ishte në rrezik duke iu referuar konfliktit ukrainas nëse vihet në pikëpyetje parimi për integritetin territorial të Kontinentit të Vjetër.
"Për dikë që vjen në Evropë, mund të them thjesht se nëse ne heqim dorë nga parimi për integritetin territorial, ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë rendin e paqes në Evropë", paralajmëroi Merken në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin amerikan, Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi gjithashtu gjatë konferencës për shtyp se livrimi i armëve ishte një mundësi e parashikuar, por që nuk kishte marrë ende vendim lidhur me këtë çështje.
"Livrimi i armëve mbrojtëse për Kievin është një prej mundësive të parashikuara. Por nuk kam marrë ende një vendim", theksoi Obama në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel./
/ec/









