SHBA/ Studenti merr përgjigjen për mesazhin e tij në shishe pas 9 vjetësh...nga Franca

SHBA/ Studenti merr përgjigjen për mesazhin e tij në shishe pas 9 vjetësh...nga Franca

Max Vredenburgh, një student i universitetit nga Universiteti Suffolk (Massachusetts), kishte mbështjellë letrën e tij në një shishe verë dhe ia kishte besuar valëve të ‘Long Beach’, në veri të Bostonit, kur ishte dhjetë vjeç, në vitin 2010.

Në tetor të këtij viti, dikush me emrin 'G. Dubois' e gjeti shishen me letrën brenda, në bregdetin në jug të Francës dhe u përgjigj Vredenburgh, tani 19 vjeç.

Në letrën origjinale Vrendenburgh i vogël kishte shkruar disa nga gjërat e tij të preferuara: mollë, plazh, hapësirë, ngjyra blu, makina, kafshë. Pastaj ai në letër i lutej marrësit ti shkruante.

Dhe misteriozi G. Dubois nuk vonoi ti shkruante: Hello. E gjeta letrën në një plazh në Francë midis Contis dhe Mimizan", e cila është rreth një orë e gjysmë në veri të Biarritz, jo shumë larg nga kufiri spanjoll.Tani besoj se je rritur shumë.

Max Vredenburgh e postoi shkëmbimin e mesazheve në Twitter duke shkruar: shishja ka kapërcyer gjashtë mijë kilometra përpara se të arrinte në duart e dikujt tjetër.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja