Berisha 'luftë' për të hequr 'Non Grata', SHBA i shuan çdo shpresë: Në 'listën e zezë' mbi 200 persona, asnjë vendim s'është anuluar, asnjë kërkesë faljeje

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shuar çdo shpresë Sali Berishës se mund t'i hiqet 'Non Grata', e aq më tepër t'i kërkojnë falje! Kjo është fakt dhe mesazhin ia kanë dhënë nëpërmjet shifrave, që janë të pathyeshme. Mbi 200 persona janë shpallur 'Non Grata' nga SHBA deri më tani dhe ka pasur 'zero' raste që është hequr dhe 'zero' raste që është kërkuar falje.

"Nëse kishit dyshime, numri i personave që janë shpallur 'Non Grata' mbi 200, numri i personave që u është hequr 'zero', numri i personave që u është kërkuar falje 'zero'", shkruhet në njoftimin e SHBA-së.

Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për Berishën i cili kur "mësyu" në selinë blu, u shpreh se do e pranonte një falje nga SHBA-ja nëse do të kishte një të tillë, e ndërsa në Kuvendin e 11 dhjetorit iu kërkoi që të rishqyrtonte vendimin.

“Padiskutim , që nëse do të ketë një apology, (falje) unë do ta pranoj", tha ai më herët. 

Që do të thotë e gjithë tentativa e Berishës me gjyqin në Francë apo edhe aksionin politik të nisur muajt e fundit, e mbi të gjitha marrjen e drejtimit të PD-së, si një mburojë nga Amerikës, duket të jetë e kotë, pasi ai do të vijojë të jetë një njeri "i padëshiruar" për SHBA-në për korrupsion dhe minim të demokracisë. Një ditë më pas DASH mori në mbrojtje ambasadoren Kim, duke i cilësuar deklartata e tij sulme të renda, por Berisha tha se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë, pasi sipas tij, është formë e pastër e bullizmit diplomatik.

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër "birit të tij politik", Lulzim Basha i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ola: 16/12/2021 18:54

    Asgje nuk mund ti bej Amerika ktij krimineli.Kriminel i korruptuar prej 30 vitesh dhe asnje gjemb nuk i hy ne kemb.Po ta donte kaq shum Shqiperine kjo Amerika sot Berisha duhet te ishte ne burg per krime ndaj popullit

    Përgjigju
  • labi: 16/12/2021 18:30

    ky berisha qe osht pika e dobet e ilir kokqypit, sdon me e kuptua qe ka nje zot ti me ilir kokqypin e zagaruke te tjerre qe te qurraviten keni mbet si Miu ne cark prandaj karma po afrohet per ty dhe familjen tende. sluhet me buken e tjetrit

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 16/12/2021 12:35

    A e ke kuptua Sali se Amerika nuk eshte si sudja. E gezofsh çertifikaten e re.

    Përgjigju
    • Shkodrani-belgjik: 16/12/2021 20:45

      ????????????????

  • Jari: 16/12/2021 12:32

    Ike plaku mere ike....

    Përgjigju
    • O tej: 16/12/2021 16:36

      Hajt ne te Shqeres Berish qeni me morra.

    • Europ: 16/12/2021 16:15

      Me gjithe tespiet o gjake prishur

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!