SHBA, Michelle Obama kundër komenteve ofenduese të Trump për Baltimorën

SHBA, Michelle Obama kundër komenteve ofenduese të Trump për Baltimorën

Pas komenteve fyese të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj Distriktit të Baltimores, duke e cilësuar atë si “të neveritshëm dhe të infektuar nga minjët”, nuk ka vonuar të shprehet ish Zonja e parë e SHBA, Michelle Obama.

Edhe pse Michelle Obama në Twitter nuk përmendi Trumpin, ajo u shpreh se: “kur dikush është mizor dhe vepron dhunshëm, ju nuk duhet të uleni në nivelin e tij”.

Në Distriktin e Baltimores gjendet një komunitet mjaft i madh hebrenjësh, rreth 32,000 dhe kongresmeni Cummings vazhdimisht ka përkrahur iniciativat e studentëve afro-amerikanë për të realizuar vizita të ndërsjella në Izrael.

Trumpi është përfshirë në një sërë përballjesh me kongresmenen Ilhan Omar, e cila nuk ka lindur në SHBA, por e ardhur nga Somalia.

Trump iu drejtua kësaj të fundit me fjalët: “Ktheu nga ke ardhur dhe ndihmo vendin tënd të infektuar nga krimi”.

“Çfarë e bënë vendin tonë vërtet të madh është diversiteti që e karakterizon” ka shkruar Michelle Obama.

”Unë e kam parë bukurinë e diversitetit  në shumë mënyra përgjatë viteve. Nëse kemi lindur këtu apo nëse banojmë e jetojmë këtu, kjo tokë ka vend për të gjithë. Duhet të kujtojmë që Amerika nuk është e imja ose e juaja, Amerika është e jona”, vazhdoi ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 01/08/2019 04:17

    Kur do te perfundojne genjeshtrat???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025