Dhjetëra mijëra qytetarë amerikanë dolën në rrugë për tu shprehur kundër pranisë së dhunës policore dhe racizmit në këtë vend.Qëllimi i protestave të organizuara nën sloganin "Dita e Rezistencës Kombëtare" në New York, Kentucky, Kaliforni, Boston, Massachusetts, Misuri, Illinois, Colorado dhe Washington, ngritja e zërit ndaj vrasjes së qytetarëve me ngjyrë Michael Brown, Eric Garner, Akai Gurley dhe Tamir Rajs, të cilët u qëlluan për vdekje nga oficerët e policisë.
Protesta e organizuar në New York me moton "Miliona shëtisin", tuboi rreth 25.000 njerëz e cila, në krahasim me ate të Bostonit ku policia arrestoi 23 njerëz, përfundoi pa incidente.
Eric Garner (43), babai i gjashtë fëmijëve, vdiq gjatë arrestimit të dhunshme më 17 korrik në New York, me pretendimin se ishte përfshirë në shitjen e paligjshme të cigareve.
Gjithashtu, më 9 gusht policia e Fergusonit, gjatë arrestimit, shtiu me armë drejt një personi të paarmatosur me ngjyrë me emrin Michael Brown. Pas kësaj ngjarjeje shpërthyen protesta në të gjithë vendin të cilat zgjatën gati dy javë.
Vlen që të përmendim se forcat e sigurisë të Shteteve të Bashkuara në këtë vend çdo vit vrasin prej 400 deri 500 persona. Sipas agjencisë hetuese federale (FBI) në vitin e fundit gjatë kryerjes së detyrës humbën jetën 76 policë.
Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com