SHBA/ Miratohet pr/ligji kundër armëmbajtjes nga autorët e dhunës në familje, republikanët kundër: Po ktheni një krim federal, në shkelje ligjore

SHBA/ Miratohet pr/ligji kundër armëmbajtjes nga autorët e dhunës në familje, republikanët kundër: Po ktheni një krim federal, në shkelje ligjore

Autorët e dhunës në familje dhe ata me urdhra të mbrojtjes kundër tyre në Saint Louis County, Misuri, do t’iu ndalohet mbajtja e armëve. Vendimi i marrë nga Këshilli i Qarkut pritet të hyjë në fuqi në mars. Anëtarët e Këshillit të Qarkut St Louis votuan të martën përgjatë linjave partiake dhe gjinore për miratimin e projekt/ligjit.

Projetkt/ligji u mbështet nga demokratët, ku 4 gratë anëtare të këshillit votuan pro, ndërsa 3 anëtarët republikanë të këshillit votuan kundër. Shefi Ekzekutiv i Qarkut, Sam Page ka sinjalizuar mbështetje të plotë për legjislacionin, ndërsa pritet të nënshkruajë projektligjin në 10 Mars.

Efekti i masës do të jetë shëndërrimi i një "akuze për krim federal" në "shkelje ligjore"shprehet një prej këshilltarëve republikan. Çka e shpjeguar me fjalë të thjeshta, diferenca midis këtyre dy rregullave është se, nëse një "akuzë për krim federal", zakonisht klasifikohet si keqbërje dhe dënohet me muaj deri në vite burg, nga ana tjetër një "shkelje ligjore" është një shkelje e rregullores lokale me natyrë civile, e cila dënohet vetëm me gjobë.

Tim Fitch një prej anëtarëve Republikan të Këshillit, gjatë fjalës së tij referuar miratimit të rregullit u shpreh se: "Nëse tani, kur një oficer policie ndalon dikë dhe ata kanë një armë zjarri dhe kanë qenë të dënuar për dhunë në familje, ata mund të arrestohen dhe akuzohen në sistemin federal për një krim. Më pas, ne do të kemi diçka për të cilën mund të dënohesh me 10-vjet të kthyer në një shkelje ligjore, e cila në thelb është një gjobë. Më pak se një gjobë e shpejtë. Kjo është ajo që bën ky projektligj."

Këshilltari Ernie Trakas shprehu gjithashtu shqetësim për masën, duke thënë se "votimi i tyre, nuk është menduar mirë dhe unë besoj se shkel ligjin e shtetit". Trakas shtoi se projektligji shkel mbi Amendamentin e Dytë për të Drejtat e Njeriut.

Këshilltarja Kelli Dunaëay pranoi se masa "do të bënte një urdhëresë që nuk ka të njëjtin penalitet si një krim federal, por problemi është se këto krime të veçanta federale nuk ndiqen penalisht. Dunaëay tha në takim se: "nga të gjitha rastet që kalojnë nëpër tryezat e zyrave të avokatëve në SHBA, kjo nuk është ajo që merr ose do të marrë përparësi”.

“Ata janë shumë të zënë me çështje shumë më të mëdha ”, theksoi ajo.

Kalimi i projekt-ligjit vjen disa javë pas një incidenti me armë, ky një 45-vjeçar qëlloi në këmbë gruan e tij dhe vrau babanë e saj kur u përpoq të ndërhynte. Sipas mediave vendase, çifti ishin në mes të një divorci dhe ajo kishte marrë një urdhër mbrojtjeje ndaj tij vjeshtën e kaluar. Si përfundim, 45-vjeçari vrau veten në strehën e tij në veri-perëndim të Arkansas, , i gjendur i rrethuar nga policia pas muajve arrati, në fund të janarit.

"Unë jam fuqimisht i besimit se ky projektligj bën dy gjëra që duhet të jenë me përparësi maksimale në St Louis County: frenimi i dhunës me armë dhe gjithashtu ndihmon për të frenuar dhunën e partnerit intim,” ka thënë njëra nga këshilltaret demokrate gjatë mbledhjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja