-
SHBA/ Miratohet pr/ligji kundër armëmbajtjes nga autorët e dhunës në familje, republikanët kundër: Po ktheni një krim federal, në shkelje ligjore
Autorët e dhunës në familje dhe ata me urdhra të mbrojtjes kundër tyre në Saint Louis County, Misuri, do t’iu ndalohet mbajtja e armëve. Vendimi i marrë nga Këshilli i Qarkut pritet të hyjë në fuqi në mars. Ndërkaq, ky projekt/ligj është kundërshtuar nga republikanët të cilët theksojnë se efekti i masës do të jetë shëndërrimi i një "akuze për krim federal" në "shkelje ligjore". Thënë më thjesht, shkelësit e ligjit tashmë do të dënohen me gjobë, në vend të dënimit me burg, pasi dhuna e ushtruar nga ta do të jetë shkelje e rregullores lokale me natyrë civile dhe jo krim.
28 Shkurt 2020, 04:20