SHBA miraton planin fiskal
Obama: Hap i mbarë
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin me 257 vota për dhe 167 kundër, që mënjanon rritjen automatike të taksave që do të kishte hyrë në fuqi sot. Presidenti Obama e përshëndeti këtë vendim duke thënë se ky është një hap i mbarë.
WASHINGTON- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin me 257 vota për dhe 167 kundër, që mënjanon rritjen automatike të taksave që do të kishte hyrë në fuqi sot. Presidenti Obama e përshëndeti këtë vendim duke thënë se ky është një hap i mbarë drejt një përpjekjeje më të gjërë për trajtimin e çështjes së deficitit, i cili është tepër i lartë.
Dhoma e Përfaqësuesve e mbizotëruar nga republikanët e miratoi ligjin rreth orës 05: 22 të mëngjesit të sotëm (23:20 me orën lokale), pas tre ditëve negociata intensive.
Senati e miratoi këtë marrëveshje me 89 vota pro dhe 8 kundër. Presidenti Barak Obama e vlerësoi marrëveshjen e arritur në Senat dhe i kishte kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojë ligjin pa vonesë.
Udhëheqësi i pakicës në Senat Mitch McConnell tha se kompromisi ishte një "marrëveshje jo e përkryer", e cila do të lejojë që rritjet tatimore të mos prekin shumicën e amerikanëve. Ai falënderoi gjithashtu zëvendëspresidentin Joe Biden, i cili punoi nga afër me udhëheqësit e Senatit për të hartuar marrëveshjen.
Sipas planit, individët me të ardhura më shumë se 400 mijë dollarë në vit dhe çiftet me më shumë se 450 mijë dollarë në vit do të paguajnë më shumë taksa. Sipas këtij kompromisi, shtyhen për dy muaj shkurtimet në shpenzimet e mbrojtjes dhe programet e politikës së brendshme, duke i hapur rrugën një beteje tjetër mes palëve.
Zoti McConnell tha se u zgjidh cështja e të ardhurave dhe tani është koha për t’u marrë seriozisht me shpenzimet që kanë dalë jashtë kontrollit.
(sg/ voa/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09