SHBA – Mongerini: Prioriteti i BE-së është shpëtimi i imigrantëve në Mesdhe
KOMBET E BASHKUARA (SHBA), 11 maj /ATSH-AFP/ – Prioriteti i Evropës është të shpëtojë jetët në Mesdhe, konfirmoi sot shefja e diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Prioriteti ynë është të shpëtojmë jetët dhe të parandalojmë humbjen e më shumë jetëve njerëzore në det”, deklaroi ajo duke prezantuar para Këshillit të […]
Prioriteti i Evropës është të shpëtojë jetët në Mesdhe, konfirmoi sot shefja e diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
"Prioriteti ynë është të shpëtojmë jetët dhe të parandalojmë humbjen e më shumë jetëve njerëzore në det", deklaroi ajo duke prezantuar para Këshillit të Sigurimit planin e Bashkimit Evropian për t'i bërë ballë dramës së imigrantëve.
Bashkimi Evropian po bën përpjekje për të marrë dritën e gjelbër nga Këshilli i Sigurimit për një operacion ushtarak kunëdr trafikantëve dhe kontrabandistëve që detyrojnë imigrantët të rrezikojnë jetët e tyre në det për të mbërritur në Evropë, veçanërisht që nga Libia. Më shumë se 1 700 prej këtyre imigrantëve kanë humbur jetën në det që prej fillimit të vitit.
Mogherini, e cila do të zhvillojë menjëherë bisedime me dyer të mbyllura me ambasadorët e 15 vendeve anëtare të Këshillit, nuk hyri në detaje të planit evropian të veprimit.
Ajo këmbënguli në nevojën për të trajtuar çdo aspekt të kësaj situate të pazakontë, humanitare dhe politike si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.
"Nuk është vetëm një urgjencë humanitare, por gjithashtu një krizë për sigurinë, pasi rrjetet e trafikantëve janë të lidhura me aktivitetet terroriste dhe i financojnë ato", theksoi ajo.
"Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësitë e tij për shpëtimin e jetëve, pritjen e refugjatëve, trajtimin e thellë të shkaqeve dhe për shkatërrimin e organizatave kriminale", nënvizoi ajo./
/atsh/
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
66.9%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1089
Lajme të tjera
-
Zbardhen emrat e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, socialistët rikonfirmojnë pjesën më të madhe të emrave
25 Mars, 21:11
-
Zbardhen emrat e 4 kandidatëve për bashkitë e qarkut Dibër, dy prej tyre rikandidojnë
25 Mars, 21:10
-
Spiropali prezanton kandidatët e 5 bashkive të qarkut Shkodër për zgjedhjet lokale të 14 majit, 3 prej tyre kryetarë aktualë
25 Mars, 21:08
-
Barazimi në Izrael, trajneri i Kosovës: Paraqitje e mirë, s'më pëlqeu rezultati
25 Mars, 21:02
-
Putin zbulon detaje nga takimi me presidentin kinez: E ftova në apartamentin tim, folëm për çështjet globale ndërsa pinim çaj
25 Mars, 20:40
-
Tiranë/ I riu që ktheu motrat në narkomane, shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë
25 Mars, 20:22
-
Kokalari: Anëtarët e Rithemelimit preferojnë Metën para demokratëve të thjeshtë! Berisha thelloi copëtimin e PD, bëri pakt me djallin
25 Mars, 20:14
-
Zvicra 'shuplakë' Bjellorusisë, Granit Xhaka shënon dhe asiston në Serbi (GOLAT)
25 Mars, 20:07
-
Qëlluan me armë zjarri para banesës së një personi vetëm se u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës, shpallen në kërkim dy adoleshentët në Lezhë (EMRAT)
25 Mars, 19:58
-
VIDEO/ 2 gola në Izrael, Kosova barazon në transfertë! Dardanët i 'ngrin' VAR-i
25 Mars, 19:54
-
Putin: Do të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi
25 Mars, 19:38
-
110 vite nga masakra serbe, memorial përkujtimor në Gjuzaj të Lushnjës! Historiani: Pse në librat e shkollës nuk ka asnjë rresht për këtë ngjarje?
25 Mars, 19:33