SHBA mori sanksione ndaj tij, Dodik: Amerika është një gënjeshtër e madhe, më ka mbetur të pres që amerikanët të më vrasin! Vuçiç: Serbia nuk i zbaton

SHBA mori sanksione ndaj tij, Dodik: Amerika është një gënjeshtër e madhe, më ka mbetur të pres që amerikanët të më vrasin! Vuçiç: Serbia nuk i zbaton

Milorad Dodik

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka fyer SHBA-në dhe presidentin e saj, Joe Biden, duke e quajtur të korruptuar.

Kjo shfryrje e mllefit të Dodikut, një zyrtar që po synon të shkëpusë Republika Srpskan nga pjesa tjetër e Bosnjës, vjen pasi ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë të këtij vendi u vunë sanksione nga SHBA-ja.

Ai i quajti gënjeshtar amerikanët dhe tha se “do të kundërpërgjigjet”.

"SHBA-ja është e madhe, por gjithashtu është edhe një gënjeshtër e madhe. Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Bosnjës" tha Dodik, pasi mbajti një mbledhje me partinë e tij SNDS të mërkurën mbrëma.

Ai tentoi që këtij vendimi të SHBA-së t’i jep konotacion edhe fetar, që është shumë prezent në Bosnjë, ku jetojnë myslimanë, sllavë e katolikë.

“SHBA-ja po mbështet myslimanët. Ata duan të krijojnë një shtet për myslimanët. Është e pabesueshme që qeveria e SHBA-së mund të gënjejë kaq shumë", tha Dodik.

Ai i quajti gjithashtu gënjeshtarë edhe ambasadorin e SHBA-së në Sarajevë, Erik Nelson dhe Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar, Christian Schmidt.

"Sa për amerikanët, më mbetet vetëm të pres që ata të më vrasin. Unë po i them publikut se nëse kjo ndodh, dua që ata të thonë se është bërë nga amerikanët, me ndihmën e britanikëve", Dodik.

Ai akuzoi gjithashtu presidentin amerikan për korrupsion.

“Nuk e kam të qartë se si presidenti amerikan Joe Biden është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit kur dihen aferat korruptive të familjes Biden”, tha Dodik.

Dodik, i mbështetur nga Rusia, por edhe nga Serbia e Hungaria si anëtare e BE-së, tha se do të vazhdojë të punojë për pavarësimin e Republika Srspkas, apo siç tha ai, për ato që i takojnë kësaj krahine sipas Marrëveshjes së Daytonit.

"Populli i Republika Srpskas nuk duhet të ketë frikë. Ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë politikë", tha ai.

Dodik ka paralajmëruar ndër të tjera edhe formimin e ushtrisë së Republika Srpskas, agjencisë së sigurisë dhe trupë për mbledhje të taksave.

Për sanksionet e vendosura nga SHBA ka reaguar edhe presidenti Aleksandër Vuçiç i cili ka thënë se Serbia nuk do t’i zbatojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
Vuçiç reagon për sanksionet e SHBA-së ndaj Dodik: Serbia nuk do t’i zbatojë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar për herë të parë pas sanksioneve që SHBA mori ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij. Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do t’i zbatojë këto sanksionet kundër anëtarëve të popullit të saj.

“Serbia nuk mendon se zgjidhja qëndron në sanksione dhe nuk ka dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet për asnjë pikë të vetme dhe nuk do t'i zbatojë sanksionet kundër anëtarëve të popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Sërpska”, tha Vuçiç.

Ky vendim i Amerikës, sipas Vuçiç do të sjell sfida të mëdha jo vetëm për Republikën Sërpska, por edhe për Serbinë.

“Do të kemi shumë pyetje për administratën amerikane për disa media të tjera dhe lidhje me krimin dhe korrupsionin, të cilave duket e pamundur t'u japim një përgjigje adekuate, por këtë do ta lëmë për kohën menjëherë pas Krishtlindjeve”, tha Vuçiç.

Ora 14:17
SHBA sanksione ndaj Dodik, BE: Kemi metodat tona për të ndëshkuar drejtuesit e korruptuar të Ballkanit

1635874102_pisonero.jpg

Bashkimi Evropian “ka marrë në dijeni” vendimin e administratës amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Por, zyrtarët në BE nuk i janë përgjigjur prerë pyetjeve të gazetarëve nëse BE do të ndjekë këtë shembull të Shteteve të Bashkuara dhe të vendosë sanksione.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, tha se “BE-ja ka një varg instrumentesh, përfshirë edhe mundësinë e sanksioneve, por për përdorimin e tyre vendimi duhet të miratohet në Këshillin e BE-së me konsensusin e të gjitha shteteve anëtare”.

Këto mekanizma BE-ja i ka në dispozicion që nga viti 2011. Por, në BE nuk kanë pasur përgjigje as në pyetjen se sa vlejnë mekanizmat nëse ato nuk përdoren dhe se a e dobëson kjo pozicionin e BE-së në rajon.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet për gjetjen e shpejtë të zgjidhjes për krizën politike në Bosnje e Hercegovinë dhe ndaljen e të gjitha nismave të papranueshme, të cilat vënë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij shteti.

Pisonero tha se Bosnja e Hercegovina do të ketë pasoja në mungesë të gjetjes së rrugëdaljes nga kjo krizë dhe këto pasoja mund të jenë edhe në humbjen e mjeteve të shumta financiare nga Plani Evropian për investime në Ballkanin Perëndimor. Ajo shtoi se ndihma financiare është e kushtëzuar edhe me procesin e reformave dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjermania para disa javësh publikisht ka përmendur idenë që BE të përdorë mundësinë për të sanksionuar Millorad Dodikun. Por, për një gjë të tillë nuk ka pasur pajtim nga të gjitha shtetet anëtare në Këshill.

SHBA-ja tha se ka zgjeruar sanksionet ndaj Dodikut për vepra korruptive, duke e akuzuar atë se po minon institucionet “duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke iniciuar krijimin e institucioneve paralele në entitetin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës”./REL

Ora 13:37
Pas sanksioneve nga SHBA, Dodiku ia merr këngës me miqtë e tij nga ‘halli’ për Amerikën

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik së bashku me kolegë e miqtë të tij të partisë në kafene i ka “festuar” sanksionet e reja të vendosura mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj tij.

Partia e Dodikut e publikoi videon në Twitter, ku lideri i serbëve të Bosnjës shihet teksa feston me bashkëpunëtorët e tij të afërt vetëm pak orë pasi SHBA-ja e sanksionoi.

Në festë morën pjesë edhe presidentja e Republika Srpskas, Zheljka Cvijanoviq, këshilltari i Dodikut, Radovan Kovaçeviq, etj.

Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij kënduan këngën “Amerika, Amerika” të këngëtarit serb, Mirosllav Iliq. Në këtë këngë të publikuar në vitin 1993, autori këndon se si nuk do ta ndërronte “një metër të fshatit” me “Amerikën e madhe”, shkruan Express.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dagaj: 15/01/2022 23:45

    Fjala jote ne vesh te Perendise ore Dodik charicic.

    Përgjigju
  • Atdheu: 06/01/2022 20:39

    A është kjo një lojë e vet "ndërkombtarëve" Ky kokëlopa, para se te zgjidhet antar i presidencës së përbashkët të B dhe H, ka potencua referendumin për ndarje nga B dhe H. Pra sikur këta që tani dalin si mbrojtës te B dhe H, të kishin intervenua me kohë nuk kishte ardhur gjendja deri këtu. Ky kokëderr, gjithmonë e ka mohuar gjenocidin ne Srebrenicë dhe numrin e viktimave ( Mungua kritikat, pa lere me sankcionet )

    Përgjigju
  • Turi: 06/01/2022 15:08

    Po ata europianet e korruptuar kush do ti penalizoje

    Përgjigju
  • Askushi: 06/01/2022 13:08

    Erera te forta nacionaliste po fryjne ne ballkan. Ngre nje pyetje. A mos ka ardhur koha qe te ndryshojne kufijte ne baze etnike se po shohim qe te gjithe flasin per paqe por te gjithe bejne veprime te kunderta???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën