SHBA: Mos shkoni në Lazarat
s'ka kontroll të policisë në fshat

SHBA: Mos shkoni në Lazarat<br />s'ka kontroll të policisë në fshat
TIRANE - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i ndalon rreptësish të të gjithë punonjësit e qeverisë Amerikane që jetojnë në Shqipëri, udhëtimin për në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër. Me anë të një njoftimi në faqen e saj të internet, ambasada informon qytetarët amerikanë se është ndaluar udhëtimi i punonjësve të qeverisë amerikane në “fshatin e kanabisit”, për shkak të mospranisë të policisë atje dhe faktit që trafikantët e drogës kontrollojnë rrugët dhe nuk i lejojnë njerëzit të hynë në këtë zonë.
 
Ambasada sjell në vëmendje përplasjet me armë të policisë me trafikantët e drogës në një nga rajonet më të mëdha të prodhimit të drogës, sic theksohet në mesazhin e sigurisë të ambasadës drejtuar qytetarëve të saj dhe punonjësve të qeverisë amerikane.
 
“Lazarati njihet si një nga rajonet më të mëdha të prodhimit të marijuanes në Europë. Në 2004, një polic qëlloi në drejtim të një të dyshuari si trafikant droge, çka çoi në shkëmbim zjarri me banorët, të cilët shkatërruan rajonin e policisë së Lazaratit. U desh ndërhyrja e forcave speciale ushtarake për të vendosur rendin dhe armëpushimin mes qeverisë dhe Lazaratit. Në 2012, policia u mundua të shkatërrojë plantacionet e marijuanës në zonë, por u detyruan të largohen pas përballjes me disa banda të armatosura”, shkruhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, në faqen online zyrtare të saj.
 
Njoftimi vijon duke u përforcuar me faktin që nga tentativa e vitit 2012 e deri më tani, policia nuk i është afruar më Lazaratit.
 
“Që prej asaj dite, forcat e rendit shqiptare nuk i janë afruar Lazaratit dhe trafikuesit e drogës kontrollojnë rrugët duke mos lejuar të huajt të hyjnë në fshat”, - thuhet në mesazhin e sigurisë për qytetarët amerikanë.

faqe e ambasades amerikane

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim