Shtëpia e Bardhë tha se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë nxjerr një konkluzion “me një shkallë të ndryshme të besimit” se forcat qeveritare të presidentit Bashar Al Assad po përdorin armë kimike kundër kryengritësve.
Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se , shërbimet e inteligjencës kanë dhënë vlerësimin e tyre se në betejat e zhvilluara në Siri janë përdorur armë kimike.
Hagel shtoi se qeveria siriane është duke përdorur gazin sarin në një shkallë të vogël, ndaj kryengritësve që luftojnë për përmbysjen e regjimit të presidentit Bashar Al Assad.
Presidenti amerikan Barack Obama ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i armëve të tilla do të paraqiste shkeljen e “vijës së kuqe” dhe se do të shkaktonte ndërhyrjen ndërkombëtare.
Edhe kryeministri britanik ka pohuar se përdorimi i armëve kimike do të justifikonte ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Para pak kohësh në një operacion sekret britanik u grumbulluan prova për përdorimin e armëve kimike në Siri duke marrë kampione toke, që më pas janë analizuar nga ekspertët e Institutit të Kimisë dhe Biologjisë të Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Ndërkohë në terren vijojnë luftimet, ku kryeqendra mbetet sërish Alepo, qyteti verior i Sirisë që prej gati një viti është shndërruar në shesh-beteje për kontroll mes forcave të regjimit dhe luftëtarëve të opozitës.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com