SHBA- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ndodhet në një vizitë në SHBA, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të DEA-s, pjesë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Gjatë takimit me James Solies, kreu i Drejtësisë shqiptare ka kërkuar prezencën e DEA-s për veprime të përbashkëta operacionale.
 
Sipas ministrit Naço, “asistenca edhe me trajnime të specializuara është me rëndësi”.

Ministri Naço ka vijuar më pas takimet me kongresmenët Gary C Peters dhe Eliot Engel, ku ka kërkuar mbështetje për integrimin e Shqipërisë.
 
Nga ana e tyre kongresmenët Gary C Peters dhe Eliot Engel thanë se “Përshëndesim kursin e reformave të qeverisë. Rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe terrorizmit.
 
Më tej, ministri Naço u kërkoi kongresmenëve lehtësimin e regjimit të vizave me SHBA.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)