Pas marrjes në pyetje të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA- ve Jeff Sessions gjatë javës së kaluar për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në listën e personave që do të pyetje nga hetuesi special Robert Muller, është shfaqur edhe emri i Presidentit Donald Trump.
/Shqiptarja.com
Për herë të parë vet Trump është shprehur se është i gatshëm të merret në pyetje nën betim në lidhje me hetimin, të cilin më herët e ka cilësuar si një “gjueti shtrigash” dhe “mashtrim”.
Sipas asaj që ka deklaruar presidenti amerikan, marrja në pyetje e tij mund të ndodhi gjatë dy javëve të ardhshme. Ende nuk është përcaktuar vendi ku do të zhvillohet marrja në pyetje, e cila mund të kryhet ballëpërballë me hetuesit, me shkrim ose duke i kombinuar të dyja këto forma.
Komuniteti amerikan i inteligjencës ka arritur më herët në përfundimin se në zgjedhjet e vitit 2016 Moska u përpoq të ndikonte në favor të Presidentit Trump.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










