SHBA- Ndodhej në një ishull pranë Massachusetts për një aktivitet bamirësie, por kjo është kthyer në tragjedi për të riun 27-vjeçar, Corey Griffin, një prej ideatorëve të sfidës së kovës me akull “Ice bucket Challenge”. Griffin ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik gjatë zhytjes në një nga brigjet e Nantuncket, në Massachustets. 27-vjeçari u bë i njohur falë iniciativës së tij për të ndërgjegjësuar njerëzit me qëllim për të mbledhur fonde që do të shkojnë për të luftuar sëmundjen ASL.

Gjithçka nisi kur shoku i tij më i ngushtë Peter Frates u diagnostikua me sëmundjen e rrallë ASL, dhe Griffin së bashku me miqtë e tjerë hodhën idenë e “Ice Bucket Challenge”, e cila ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe për më pak se një javë janë mbledhur 100 mijë dollarë.

Kësaj fushate i janë bashkangjitur shumë personalitete botërore si Oprah, Justin Bieber, Bill Gates, Mark Zuckenberg, Lady Gaga, George Bush, etj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)