I dërguari i Posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndërpren bisedimet për armëpushim në Gaza dhe po tërheqin ekipin e tyre negociator nga Katari për konsultime.

Sipas Witkoff, përgjigja e fundit nga Hamasi “tregon mungesë dëshire për të arritur një armëpushim në Gaza”.

'Ne kemi vendosur të tërheqim ekipin tonë nga Doha për konsultime pas përgjigjes së fundit të Hamasit, e cila tregon qartë mungesën e vullnetit për të arritur një armëpushim në Gaza. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të ndërmjetësve, Hamasi nuk duket se po koordinohet ose po vepron me mirëbesim. Tani do të vlerësojmë opsionet alternative për të sjellë pengjet në shtëpi dhe do të përpiqemi të krijojmë një mjedis më të qëndrueshëm për popullin e Gazës. Është një turp që Hamasi ka vepruar kaq egoist. Ne jemi të vendosur t'i japim fund këtij konflikti dhe të arrijmë paqe të përhershme në Gaza', tha ai.

“Tërë Gaza do të bëhet hebraike... Qeveria po shtyn që Gaza të fshihet. Falë Zotit, po e çrrënjosim këtë të keqe. Po e shtyjmë një popullatë që është edukuar mbi Mein Kampf-in.”

Kështu është shprehur ministri izraelit ultranacionalist i ekstremit të djathtë, Amihai Ben-Eliyahu, i cituar në platformën X nga gazetari i Axios, Barak Ravid.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë një telefonatë emergjente me liderët e Francës dhe Gjermanisë, në lidhje me situatën e përshkallëzuar në Rripin e Gazës, pas dështimit të bisedimeve në Doha mes Izraelit dhe Hamasit.

Starmer e cilësoi situatën humanitare në Gaza si “të pambrojtshme”, duke theksuar se “vuajtjet dhe uria mes popullsisë palestineze nuk mund të justifikohen më”. Ai deklaroi se gjatë kësaj konsultimi, tre vendet europiane do të diskutojnë masat urgjente që mund të ndërmerren për të ndalur masakrat dhe për t’i siguruar popullatës ndihmat ushqimore që u nevojiten dëshpërimisht.

Nga ana tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se do ta njohë shtetin palestinez.

Për muaj të tërë, një përparim në bisedimet për një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit. Palët kanë zhvilluar javë të tëra bisedimesh në Katar, por përparimi ka qenë minimal. Zyrtarët kanë bërë të ditur se një pikë kyçe ngërçi është rivendosja e trupave izraelite pas çdo armëpushimi.

Marrëveshja që po diskutohej pritej të përfshinte një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit Hamasi do të lironte 10 pengje të gjalla dhe mbetjet e 18 të tjerëve në faza, në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli. Gjithashtu, do të shtoheshin furnizimet me ndihma dhe të dyja palët do të zhvillonin negociata për një armëpushim të qëndrueshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:42
Franca do të njohë Shtetin e Palestinës

1749837755_b14fe0f79c45760498d5708534989025.jpg

Emmanuel Macron

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në muajin shtator — ka njoftuar të enjten presidenti Emmanuel Macron përmes rrjeteve sociale.

“Besnik ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë Shtetin e Palestinës. Këtë vendim solemn do ta shpall në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtatorin e ardhshëm”, shkroi kreu i shtetit francez në X (ish-Twitter) dhe në Instagram.