SHBA-Në urdhrin e ri për emigracionin të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nga lista e vendeve, shtetasit e të cilave do ta kenë përkohësisht të ndaluar hyrjen në SHBA, do të hiqet Iraku.
Sipas raportimi të “Associated Press”, e cila citon zyrtarë të lartë amerikan, ky ndryshim ka ardhur pas presionit të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, të cilët i kanë kërkuar Shtëpisë së Bardhë, heqjen e Irakut nga lista për shkak të rolit kryesor që ky vend po luan në luftën kundër ISIS.
Ndërkohë në listën e vendeve, shtetasit e të cilave do ta kenë të ndaluar udhëtimin në SHBA, mbeten Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.
Të gjitha vendet e përfshira në këtë listë, kanë një popullsi me shumicë myslimane.
Ndërkohë për sa i përket emigrantëve ilegal të cilët tashmë ndodhen në Amerikë, presidenti Trump, ka deklaruar pak para se të mbante fjalën e tij në Kongres ditën e djeshme, si ishte i gatshëm për një kompromis, prej të cilit do të përfitonin disa milionë emigrantë ilegal të moshave të reja.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com