SHBA ndryshon rregullat, vështirëson eksportin e pajisjeve të inteligjencës artificiale

SHBA ndryshon rregullat, vështirëson eksportin e pajisjeve të inteligjencës artificiale

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do ta bëjë më të vështirë eksportimin e softuerëve të inteligjencës artificiale, si pjesë e një përpjekje për të mbajtur teknologjitë e ndjeshme jashtë duarve të fuqive rivale si Kina.

Sipas një rregulli të ri që hyn në fuqi të hënën, kompanitë që eksportojnë lloje të caktuara të programeve të imazheve gjeohapësinore nga Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë licencë për ta dërguar atë jashtë shtetit.

Masa nuk vlen për Kanadanë.

Rregulli do të hyjë në fuqi vetëm në Shtetet e Bashkuara, por autoritetet amerikane më vonë mund ta paraqesin atë pranë organeve ndërkombëtare si përpjekje për të bindur edhe vendet tjera të miratojnë masa të njëjta.

Ka pasur një zhgënjim në rritje nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë për zvarritjen e procesit të rregullave të reja, që forcojnë kontrollet e eksportit për këto pajisje.

Udhëheqësi i demokratëve të Senatit, Chuck Schumer, i ka kërkuar Departamentit të Tregtisë të shpejtojë procesin./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!