SHBA në alarm, përgatiten
për uraganin "Sandy"

SHBA- Në Maryland, New Jersey, New York, Pennsylvania, Virginia, Washington dhe në disa brigje bregdetare të Karolinës së veriut autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës për ardhjen e uraganit Sandy, një ciklon i kategorisë 1, por që mund të bëhet shkatërruese nga ardhja e masave ajrore nga SHBA-së dhe nga ajri polar që vjen nga veriu i Kanadasë duke u shndërruar në stuhi të gradës së 2.

Uragani Sandy ka sjellë shkatërrim dhe ka shkaktuar të paktën 66 viktima në kalimit e tij në ishujt Karaibe. Në disa zona parashikohen deri në 300 mm shi.

Guvernatori i New York-ut ka urdhëruar pezullimin e shërbimit hekurudhor dhe të autobuzëve në qytetin e New York-ut duke nisur që nga sot në darkë. Të hënën mbyllen shkollat.

Disa zona të New York-ut do të evauukohen. Në total rreth 375 mijë persona duhet të lënë shtëpitë e tyre në zonën mës Manhattanit të ulët dhe Brooklyn.


Një dyzinë shtetesh kanë paralajmëruar njerëzit për mundësinë e ndërprerjes së energjisë elektrike, deri në 10 milion njerëz mund të përfundojnë pa energji elektrike.

Janë mbyllur portet në New York dhe New Jersey. Hekurudhat Amtrak kanë anuluar shërbimet në bregdetin Lindor. Kompanitë ajrore kanë lëvizur udhëtimet e tyre larg nga aeroportet, janë në rrezik të anulohen 3200 fluturime. Guvernatori Delaware urdhëroi evakuuimin e detyrueshëm të zonave bregdetare.

“Kjo është një stuhi e madhe dhe e paparashikueshme”, tha kryetari i New York, Michael Bloomberg.

Autoritetet i kanë bërë thirrje popullit që të bëjnë furnizime për të paktën tre ditë me ujë dhe ushqimet kryesore.

Guvernatori i Connecticut ka thënë se Sandy mund të shkaktojë përmbytje më të keqija të shtetin për 70 vitet e fundit.
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet