SHBA - Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo nënshkroi një ligj të ri për posedimin e armëve, i cili është i pari që prej tragjedisë së Konektikatit. Sot pritet qe presidenti Obama të paraqesë në Shtëpinë e Bardhë, propozimet për shmangien e dhunës me armë në SHBA.
Ligji i mbështetur fuqimisht nga Guvernatori i New Yorkut u miratua me 43 vota pro dhe 18 kundër nga Senati ndërsa nga Dhoma e Përfaqësuesve me 104 vota pro dhe 43 kundër.
Këto propozime vijnë pas tragjedisë të Kenektikat ku u vranë me armë zjarri 20 fëmijë dhe gjashtë mësues në një shkollë fillore. Menjëherë pas tragjedisë Obama bëri thirrje për ligje më të rrepta për blerjen e armëve të zjarrit.
Nga ana tjetër nënpresidenti Joe Biden po drejton një ekip pune për parandalimin e dhunës me armë dhe është takuar me shumë grupe interesi të përfshira në debatin mbi armët.
Megjithatë, ligjet për të kufizuar mbajtjen e armëve janë shumë të debatuar në Shtetet e Bashkuara, ku e drejta për të mbajtur armë është e sanksionuar në Kushtetutë. Ndërkohë Shoqata Kombëtare e Armëve në SHBA është shprehur se heqja e së drejtës për të mbajtur armë nuk do të thotë se do të kontrollojë keqbërësit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com