SHBA: Nëse Kuvendi votonte
kundër reformës,pasoja negative

SHBA: Nëse Kuvendi votonte<br />kundër reformës,pasoja negative
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar deklaratën e ambasadorit Lu lidhur ma pasojat e rënda në rast se nuk miratohej reforma në drejtësi.
 
Zv/ndihmës sekretari amerikan, Brian Hoyt Lee deklaroi se ambasadori Donald Lu dhe Ambasada e SHBA nxitën udhëheqësit e partive dhe anëtarët e parlamentit, për ta mbështetur reformën në drejtësi.
 
Në një deklaratë për mediat, Lee tha se u bë e qartë se do të kishte pasoja negative në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nëse do të votonin kundër.
 
Në një deklaratë për mediat, Zv/ndihmës sekretari amerikan theksoi se Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike, sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni.
 
“Së pari, përgëzoj parlamentin që e miratoi këtë reformë jetike dhe përgëzoj popullin e Shqipërisë që kërkoi ndryshim. Ambasadori Lu dhe Ambasada e SHBA nxitën udhëheqësit e partive dhe anëtarët e parlamentit për ta mbështetur reformën në drejtësi dhe bënë të qartë se do të kishte pasoja negative në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nëse do të votonin kundër. Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Donim të ishim të qartë që të mos kishte asnjë keqkuptim më pas. Angazhimi ynë ka qenë gjithmonë i bazuar në kërkesën e qeverisë dhe opozitës shqiptare për mbështetjen dhe përfshirjen e SHBA”- thuhet në deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan, Brian Hoyt Lee. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri