
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se që prej 1 majit, Rusia ka nisur më shumë se 145 sulme ajrore në të gjithë Ukrainën.
"Që nga 1 maji, Rusia ka nisur më shumë se 145 sulme ajrore në të gjithë Ukrainën. Kjo do të thotë se Rusia ka lëshuar më shumë se një raketë, dron ose bombë çdo orë, 24 orë në ditë për katër ditë rresht."
Kështu deklaroi Vedant Patel , zëvendës zëdhënësi kryesor i departamentit të shtetit në konferencën e fundit ditore.
"Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do t'i heqin sytë nga ajo që po ndodh në Ukrainë thotë ai dhe nga sulmet brutale të Rusisë ndaj infrastrukturës civile".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shefi i Wagner kundër liderëve rusë: Më 10 maj largohemi nga Bakhmuti! Asnjë koment nga Kremlini









