Nuk kanë të ndalur historitë e lidhura me kandidatin republican Donald Trump. Një i ri 20 vjecar  është ngjitur  me litar përmes dritareve në kullën Trump e cila është 200 m e lartë.

Qëllimi i tij ishte të fliste me kandidatin republikan  dhe sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për ta takuar pasi nëse do të provonte ndryshe nuk do të arrinte sepse Trump është një njeri shumë i zënë dhe me shumë përgjegjësi shprehet 20 vjeçari.

 I riu Steve është ndaluar nga forcat e sigurisë sic mund ta shohim në video por sjellja e tij ka tërhequr vëmendjen e kalimatrëve dhe jo vetëm.

“ Më besoni nëse qëllimi im nuk do të ishte i rëndësishëm nuk do të vendosja në rrezik jetën time. Doja të tërhiqja vëmendjen e Trump. Më ndihmoni ta shpërndaj këtë video që mund të arrijë kandidatin dhe votoni për Trump” u shpreh i riu.