Instituti amerikan i hulumtuesve, 'Soufan Center', që merret me analiza, dialog dhe strategji për çështjet globale të sigurisë dhe kërcënimet emergjente, ka nxjerr raportin për muajin tetor.
Në këtë raport tregohet numri i luftëtarëve sipas shteteve që kanë marrë pjesë në luftë por edhe që janë kthyer në vendet e tyre. Numri i luftëtarëve nga ballkani arrin në 815 dhe nga Shqipëria i janë bashkuar më pak se 90 persona, nga të cilët nuk është kthyer asnjë, ndërsa nga Kosova i janë bashkuar 317 persona dhe janë kthyer 117 luftëtarë.
Kthimi i këtyre luftëtarëve përbën një rrezik serioz sepse janë ekstremistë të dhunshëm dhe mund të krijojnë organizime, bëhet fjalë për anëtarët që nuk janë burgosur ose nuk vëzhgohen.

/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com