TIRANE - Mblidhet sot në Nju Jork sesion i 68-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku pritet të mbajë fjalën tij dhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë vizitës disa ditore në Nju Jork, e cila nisi më 21 shtator do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme. Pritet që kryeministri të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.
Axhenda e Kryeministrit Rama parashikon edhe pjesëmarrjen në aktivitetin "Nisma Globale Clinton" me ftesë të Presidentit Bill Clinton, takimin me Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim, ish Kryeministrin britanik Tony Blair dhe mbajtjen e një leksioni në "Forumin e Liderëve Botërorë" në Universitetin e Kolumbias.
Kryeministri Rama do të zhvillojë një seri takimesh me komunitetin shqiptar që jeton në Neë York, si edhe me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregtisë.
Në këtë vizitë, Kryeministri do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, z.Ditmir Bushati.
Ministri Bushati do të takohet me homologë në takime dypalëshe, si dhe do të marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme si “Darka Transatlantike” e organizuar nga Sekretari i Departamentit të Shtetit z. John Kerry.
Rama është i ftuar të marrë pjesë edhe në martesën e miliarderit 83-vjeçar Xhorxh Sorros, një filantrop dhe përkrahës aktiv i krahut politik liberal. Në ceremoninë e martesës janë ftuar rreth 500 personalitete të botës, ndërmjet tyre edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTOLAJM/ Rama me Bono Vox të U2