SHBA - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është takuar në SHBA me kongresmenin Eliot Engel, të cilit i ka shprehur mirёnjohjen e thellё nё emёr tё popullit shqiptar, pёr mbёshtetjen, ndihmesёn dhe kёshillat e vlefshme lidhur me çёshtjen shqiptare dhe nё mёnyrё tё veçantё pёr pavarёsinё e Kosovёs.
Sipas burimeve zyrtare, Presidenti Nishani u shpreh në takim se "kombi shqiptar do t'i jetё mirёnjohёs pёr jetё, brez pas brezi, Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs dhe juve."
Nga ana e tij, kongresmeni Engel tha se ndjehej tejet i prekur nga vlerёsimet dhe mirёnjohja e shprehur dhe shtoi:
"Sa herё kthehem pas nё kohё dhe shoh çfarё kam bёrё me shqiptarёt dhe pёr shqiptarёt, ndjehem i lumtur, sepse kam mbёshtetur tё drejtat e njё populli mik dhe sepse Shtetet e Bashkuara e kanё detyrim t`i mbrojnё miqtё".
Më pas, në takimin e organizuar në Nju Jork nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Presidenti Nishani e dekoroi kongresmenin Eliot Engel me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacion “Në shprehje të mirënjohjes dhe nderimit të thellë për mbështetjen e vendosur për Shqipërinë, shqiptarët dhe veçanërisht për Pavarësinë e Kosovës”.
Nishani theksoi në fjalën e rastit se “mirënjohja është një virtyt yni shumë i lashtë, trashëguar brez pas brezi. Kombi ynë dhe çdo shqiptar i është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, për shembjen e komunizmit dhe zhvillimin e demokracisë, për anëtarësimin në NATO dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon.
Kongresmeni Eliot Engel është një nga personalitetet, që ka ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave legjitime të shqiptarëve dhe ka mbështetur aspiratat e tyre për liri dhe demokraci. Pavarësia e Kosovës ka edhe vulën e kontributit të tij”, - ka theksuar Nishani.

(Në foto: Presidenti Nishani në SHBA, takimi me kongresmenin Eliot Engel)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com