DETROIT - Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka zhvilluar takime me shqiportarë të Detroit dhe në Boston. Gjatë ditës së sotme, Nishani do të marrë pjesë edhe në aktivitetin e organizuar nga ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Klinton në nismën e këtij të fundit.
NISHANI DEKORON INSTITUCIONET FETARE
Në fjalën e rastit në Detroit, në prani edhe të senatorit Levin dhe kongresmenit Peters, Presidenti Nishani është ndalur në rolin e shqiptarëve të SHBA në të gjitha ngjarjet me përmasa historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Një rëndësi të veçantë në fjalën e tij, Presidenti Nishani i kushtoi bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, duke e cilësuar si një nga vlerat më të çmuara të kombit shqiptar që është trashëguar dhe forcuar edhe më shumë në vendin e madh të lirisë, në SHBA.
“Institucionet fetare në Detroit janë, gjithashtu, kolona institucionale të shqiptarizmit, vatra të ruajtjes dhe trashëgimisë së gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare te shqiptarët, në Detroit. Shqiptarët gjejnë në këto vatra edhe aromë e shpirt shqiptarie, mikpritje dhe bujari. Ne nuk duhet vetëm të konstatojmë, por edhe të përulemi me respekt, të shprehim mirënjohje”.
Në kuadër të angazhimit institucional për vlerësimin e rolit të këtyre institucioneve fetare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dhe i dorëzoi dekoratën “Nderi i Kombit” Kishës Katolike të Shën Palit, Kishës Katolike ”Zoja pajtore e shqiptarëve”, Teqesë Bektashiane Shqiptare dhe Qendrës Myslimane Shqiptare në Michigan.
NISHANI: DIASPORA E SHBA-SË ROL NË ZHVILLIMET E SHQIPËRISË
Gjatë takimeve Nishani e ka vlerësuar rolin e shqiptarëve të SHBA-së dhe veçanërisht të diasporës në Detroti dhe Boston, në të gjitha ngjarjet me përmasa historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
“Shqiptarët, të bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shqiptarët në Boston si një nga pjesët më aktive e saj, kanë qenë bashkudhëtarë në udhëtimin historik të Shqipërisë dhe të pranishëm në momentet kulmore të historisë sonë”, tha Nishani në Boston.
Një rëndësi të veçantë në fjalën e tij, Presidenti Nishani i kushtoi bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe rujatjes dhe trashëgimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe virtyteve kombëtare te brezat e rinj, në SHBA.
“Shqiptarët janë një komb i vogël, por me kulturë të madhe dhe virtyte të rralla që vijnë të trashëguara brez pas brezi nga lashtësia. Harmonia fetare, pranimi i tjetrit ndryshe, madje sakrifica për t’u gjendur pranë edhe në momente të vështira, gjuha dhe kultura jonë bëjnë të ndjehet krenar çdo shqiptar dhe unë dua t`ju shpreh mirënjohjen time të thellë që ju keni mundur t`i ruani me fanatizëm dhe t`i përcillni ato te të rinjtë”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com