SHBA, Nishani: Korrupsioni
në drejtësi, mangësi e sistemit

SHBA, Nishani: Korrupsioni<br />në drejtësi, mangësi e sistemit
“Reforma në sistemin e drejtësisë është një nga hapat më të rëndësishme dhe të nevojshme që ne duhet të kemi në axhendën tonë tani në Shqipëri”. Kështu deklaroi presidenti Bujar Nishani  gjatë një fjalimi në Universitetin e Michiganit në Ann Arbor.
 
Një një auditor me 550 studentë kreu i shtetit u pyet për "famën" e keqe që ka Shqipëria për një system gjyqësor të korruptuar. Nishani pranoi se sistemi i drejtësisë ka ende mangësi, por vuri në dukje se nën presidencën e tij, ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e gjyqtarëve të vlerësuar.
 
Gjatë fjalës së tij Nishani foli për zhvillimin e Shqipëri nga viti 1991 e deri më sot. Një nga pikat e rëndësishme ishte dhe diskutimi për kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
"Gjatë 24 viteve të fundit, Shqipëria ka pësuar ndryshime të thella  dhe një transformim intensiv " tha Nishani para studentëve. Kreu i shtetit tha se Shqipëria po përgatitet që brenda 10 viteve të jetë një vend anëtar i BE.  Nishani tha se Shqipëria nga një vend që dikur ndërtoi bunkerë për të luftuar kundër Perëndimit, u bë në vitin 2009 anëtar i NATO-s.
 
Presidenti nuk la pa përmendur edhe tolerancën fetare, duke theksuar se kjo ishte arsyeja e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.
 
"Edhe pse një komb i vogël, Shqipëria mundi të sigurojë një kontribut të madh me modelin e saj të tolerancës fetare dhe të bashkëjetesës duke pranuar të tjerët që janë dhe të ndryshëm," theksoi  Nishani.
 
Presidneti gjithashtu theksoi rolin e Shqipërisë në historinë e Ballkanit dhe theksoi se neutraliteti në konfliktet e shteteve fqinje ka qenë gjithmonë një prioritet.
 
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore