Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni nuk beson se SHBA do ndërhyjë ushtarakisht në Groenlandë, për të marrë kontrollin e ishullit arktik.
Gjatë një konference, Meloni u shpreh se nëse kjo do të ndodhte, nuk do e mbështesë presidentin amerikan, Donald Trump.
Sipas Melonit, ndërhyrja ushtarake në Groenlandë nuk do të ishte në interesin e askujt, shkruan La Stampa.
"Nuk besoj në mundësinë që SHBA-të të ndërmarrin veprime ushtarake në Groenlandë, të cilat nuk do t'i mbështesja dhe nuk do të ishin në interes të askujt. Mundësia e një ndërhyrjeje për të marrë kontrollin e Groenlandës është përjashtuar nga Rubio dhe nga vetë Donald Trump. Unë besoj se administrata Trump, me metodat e saj shumë të vendosura, po tërheq vëmendjen ndaj rëndësisë strategjike të Grenlandës për interesat dhe sigurinë e saj. Është një zonë në të cilën veprojnë shumë aktorë të huaj dhe besoj se mesazhi nga SHBA-të është se nuk do të pranojë ndërhyrje të tepërta nga aktorë të huaj.”, theksoi ajo.
Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, tha të mërkurën se planifikon të takohet me zyrtarë danezë javën e ardhshme, pasi Kopenhageni kërkoi bisedime për të trajtuar kërcënimet e Trump-it për të marrë nën kontroll Groenlandën. Rubio nuk specifikoi se kur apo ku do të mbahej takimi.
Komente










A mendon se Trumpi dote pyes Shpagetin se cfar te bej megjithse je anetare e Natos por ai ju konsideron si per pa vlere e fuqi Evropa duhet te heq dore nga Amerikanet ,nuk duhet Amerika me 10,000 km larg neve kemi fuqine pa Amerikanet te perballojme xhdo krize por te gjith ata ne parlamentin Evropjan duhet te shkarkohen nga puna se skan asnji vlere ,evropes i duhet nji gjukate e sinqerte dhe jo si ajo ne Hage qe nuk zbaton asgje dhe kalojn vite kot.
Përgjigju