SHBA nuk është më destinacion kryesor për studentët e huaj

SHBA nuk është më destinacion kryesor për studentët e huaj

Në dekadën e kaluar, Shtetet e Bashkuara panë një rritje të vazhdueshme të numrit të studentëve ndërkombëtarë që u regjistruan në kolegjet dhe universitetet amerikane.

Por për shkak të kostos së lartë të arsimimit, shqetësimeve rreth imigracionit, debateve përçarëse politike dhe perceptimeve për shkallën e lartë të krimit, studentët ndërkombëtarë po shqyrtojnë mundësi të tjera.

Konkurrentët më të fortë të Shteteve të Bashkuara në këtë fushë janë Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Evropa dhe Kina. Këto vende po e bëjnë shkollimin më pak të shtrenjtë dhe më të përshtatshëm për studentët ndëkombëtarë.

Studentët e huaj po shqyrtojnë mundësitë në vende të tjera për të ndjekur studimet për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta të studimit në universitetet amerikane, sipas disa studimeve.

"Nuk është sekret që krahasuar me vendet e tjera kostoja e arsimit të lartë në Shtete e Bashkuara është dukshëm më e lartë", thotë Fanta Aw, Zëvendës Presidente e Jetës në Kampus në Universitetin Amerikan.

Por kostoja e lartë nuk është faktori i vetëm.

Një studim i Institutit për Edukim Ndërkombëtar hedh idenë për shkallën e lartë të krimit në Shtetet e Bashkuara dhe retorikën përçarëse politike që në shënjestër ka emigrantët.

"Në fakt ky është bërë shqetësimi im kryesor, pasi unë jam me prejardhje indoneziane, aziatike dhe jam mysliman. Unë dukem ndryshe dhe njerëzit mund ta kuptojnë se unë jam i huaj. Do të jetë një situatë sfiduese për mua që të mësohem në Shtetet e Bashkuara, edhe pse në fillim mendova se nuk ishte problem pasi ndjeva se Amerika ishte me mendje të hapur", thotë Bachtiar Romadhoni Asral, student nga Indonezia.

Vende të tjera si Kanadaja shihen nga një pjesë e studentëve si më mikpritëse. Kanadaja po tërheq studentë nga Kina, India, Filipinet, Vietnami dhe Pakistani, duke u dhënë atyre viza, shqyrtimi i të cilave kërkon vetëm tre javë.

"Bazuar në të dhënat tona këto vende janë më të interesuara për dërgimin e studentëve në Kanada", thotë Kirsten Hillman, Zëvendës Ambasadore e Kanadasë në Shtetet e Bashkuara.

Studentët e huaj në Kanada i gjejnë me më lehtësi rrugët e tyre të imigrimit.

"Pas mbarimit të studimeve, mora një leje pune të hapur tre vjeçare, e cila quhet edhe leja e punës pasuniversitare, dhe bëra kërkesë për punë. U rekrutova në një firmë kontabiliteti. Aty punova një vit me orar të plotë dhe kjo më dha të drejtën të aplikoj për qëndrim të përhershëm", thotë Masroom Khan, i diplomuar nga Universiteti i Manitobas në Kanada.

Edhe Zelanda e Re, një vend me 130,000 studentë të huaj, po forcon strategjinë e saj të rekrutimit.

"Shumica dërrmuese, rreth 50 për qind, vijnë nga Kina dhe India. Por, ne gjithashtu kemi një interes të madh për të gjetur studentë të duhur edhe nga Amerika e Jugut, Amerika e Veriut, Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia Juglindore", thotë Julian Ashby i Programit të Shkëmbimit të Studentëve Ndërkombëtar në Zelandën e Re.

Pavarësisht nga kjo konkurrencë, disa ekspertë besojnë se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen përsëri zgjedhja e parë për studentët ndërkombëtarë.

"Një nga gjërat fantastike në lidhje me peisazhin global të arsimit të lartë është se çdo vend mund të bëhet një destinacion kryesor në varësi të faktorëve të duhur. Kështu që Shtetet e Bashkuara, për shembull, mund të bëhen përsëri një destinacion kryesor dhe mund të mbizotërojnë për një kohë të gjatë", thotë Mary Catherine Chase, drejtore e komunikimet për Programet e Shkëmbimit të Studentëve Ndërkombëtarë.

Chase shton se masat nga universitetet për t’i bërë studentët të ndjehen më të mirëseardhur, si ofrimi i kurseve të gjuhës angleze dhe pjesëmarrja në organizata të ndryshme do të ndihmonin në tërheqjen e më shumë studentëve të huaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale