SHBA: Nuk parashikohet rritje e trupave amerikane në Kosovë

SHBA: Nuk parashikohet rritje e trupave amerikane në Kosovë

1696427802_sss.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar koordinatori për komunikim në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shkruan Gazeta Express.

Kirby ka thënë se SHBA-ja ka në Kosovë një numër të vogël të forcave ushtarake në kuadër të KFOR-it dhe se nuk pret që ky numër të ndryshojë, apo që SHBA të rris numrin e ushtarëve.

“Siç e dini, janë një numër i vogël i forcave amerikane që janë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it – Forca e Kosovës – që NATO mban atje. Janë një numër i vogël. Unë — Nuk pres që ky numër do të ndryshojë  ose do të ketë ndonjë trupë shtesë të SHBA-së si rezultat i kësaj”, ka thënë Kirby në një konferencë për media.

Sa i përket vendimit të Britanisë së Madhe për 200 trupat shtesë në Kosovë, Kirby ka thënë se Mbretëria e Bashkuar aktualisht është në një cikël udhëheqjeje mbi KFOR-in dhe se për trupat britanike duhet folur me ta.

Ai ka ripërsëritur se sa i përket ushtrisë amerikane, s’parashikon ndonjë ndryshim në strukturën e ushtrisë amerikane në Kosovë, raporton Express.

 “Siç e kuptoj unë, Mbretëria e Bashkuar tani është në një cikël udhëheqjeje mbi KFOR-in, kështu që me të vërtetë duhet të flasësh me ta për një shpërndarje të forcës. Por unë nuk parashikoj ndonjë ndryshim në strukturën e forcës amerikane”, ka shtuar tutje ai.

Në një përgjigje të dhënë sot nga KFOR-i për Gazetën Express kanë paralajmëruar se 200 trupat britanike do të pasohen edhe me ushtarë të tjerë shtesë nga shtetet aleate.

Nga Bundeswheri sot për Express kanë thënë se janë në kontakt me Qeverinë e Kosovës dhe aleatët për hapat e mundshëm

“Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe jemi në kontakt të ngushtë me Qeverinë e Kosovës dhe aleatët tanë të NATO-s për hapat e mundshëm të mëtejshëm. Është e rëndësishme që të gjitha argumentet të peshohen në mënyrë objektive”, kanë deklaruar nga Bundesheri


Lajmi kryesor:

Udhëhoqi sulmin me armë në veri të Kosovës, Serbia liron Milan Radoiçiç por i ndalohet të shkojë në Kosovë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë