Udhëhoqi sulmin me armë në veri të Kosovës, Serbia liron Milan Radoiçiç por i ndalohet të shkojë në Kosovë

Më pak se 24 orë ka zgjatur heqja e lirisë nga autoritetet serbe për Milan Radoiçiç, i akuzuar si organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Gjykata e Beogradit liroi sot (4 tetor 2023) Radoiçiç një ditë pas marrjes në pyetje. Gjyqtari i procedurës paraprake rrëzoi propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për lënien në paraburgim për Radoiçiçin, me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.

Gjykata në vendimin e saj ka thënë se pasi ka dëgjuar të pandehurin ka vendosur për lirimin e tij.

Sipas vendimit Radoiçiçit i është ndaluar largimi nga territori i Serbisë, pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Ai do të duhet të paraqitet në policinë e Beogradit dy herë në muaj, 1 dhe  15 të çdo muaji. Mësohet se Radoiçiçit iu konfiskua përkohësisht pasaporta dhe është paralajmëruar se mund të paraburgoset nëse shkel detyrimet.

Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç mori përsipër sulmin në fshatin Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ndërkohë që të martën, 3 tetor, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se ka arrestuar atë.

Radoiçiçi është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. I ndalohet hyrja dhe të bëjë biznes në SHBA. Ai u vendos në listë për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar transnacional. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar ekstradimin e tij në mënyrë që ai të gjykohet nga drejtësia kosovare.

Ndërkaq presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi për CNN se ‘Kosova është nën sulm’ dhe kërkoi që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë. Ajo tha se do të kërkohet esktradimi i Milan Radoiçiç, pasi vetem kështu mund të ketë drejtësi.

Osmani tha se nëse nuk ndëshkohet, Serbia do ta vazhdojë agresionin edhe në rajon.

Ndërkohë Departamenti amerikan i Shtetit përmes zv.zëdhënësit Vedant Petel deklaroi se e dinë që sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte “i koordinuar dhe i planifikuar mirë”. Ai tha për mediat se të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të dalin para drejtësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
Kreu i opozitës serbe, Ponosh: Radoiçiç ka marrëveshje me Vuçiç

1696360183_1696360116lkjhfds.jpg

Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë, partisë më të madhe opozitare serbe, Zdravko Ponosh, është shprehur se Milan Radoiçiç është liruar nga paraburgimi edhe pse dyshohet për organizimin e sulmit në Banjskë pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet në Serbi.

“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiç për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur mes tij dhe qeverisë së Serbisë. Besoj se lirimi i tij është gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje. Nuk është e papritur”, tha Ponosh për median serbe Danas.

Prokuroria e Lartë në Beograd ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës për të mos e mbajtur në paraburgim Radoiçiç, i cili akuzohet për shumë krime në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë në veri të Kosovës.

Ora 17:02
Prokuroria e Beogradit paralajmëron apelim ndaj vendimit për lirimin e Radoiçiçit

1696351903_1696351835rado.jpg

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të apelojë kundër vendimit të gjykatës që e liroi nga paraburgimi Milan Radoiçiçin, i cili akuzohet për disa krime në lidhje me organizimin e grupit që shkaktoi agresion në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjykata e Lartë në Beograd njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se hodhi poshtë propozimin e prokurorisë për të ndaluar Radoiçiçin dhe e ndaloi atë të largohej nga Serbia.

Ora 15:56
SHBA: Nuk parashikohet rritje e trupave amerikane në Kosovë

1696427802_sss.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar koordinatori për komunikim në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shkruan Gazeta Express.

Kirby ka thënë se SHBA-ja ka në Kosovë një numër të vogël të forcave ushtarake në kuadër të KFOR-it dhe se nuk pret që ky numër të ndryshojë, apo që SHBA të rris numrin e ushtarëve.

“Siç e dini, janë një numër i vogël i forcave amerikane që janë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it – Forca e Kosovës – që NATO mban atje. Janë një numër i vogël. Unë — Nuk pres që ky numër do të ndryshojë  ose do të ketë ndonjë trupë shtesë të SHBA-së si rezultat i kësaj”, ka thënë Kirby në një konferencë për media.

Sa i përket vendimit të Britanisë së Madhe për 200 trupat shtesë në Kosovë, Kirby ka thënë se Mbretëria e Bashkuar aktualisht është në një cikël udhëheqjeje mbi KFOR-in dhe se për trupat britanike duhet folur me ta.

Ai ka ripërsëritur se sa i përket ushtrisë amerikane, s’parashikon ndonjë ndryshim në strukturën e ushtrisë amerikane në Kosovë, raporton Express.

 “Siç e kuptoj unë, Mbretëria e Bashkuar tani është në një cikël udhëheqjeje mbi KFOR-in, kështu që me të vërtetë duhet të flasësh me ta për një shpërndarje të forcës. Por unë nuk parashikoj ndonjë ndryshim në strukturën e forcës amerikane”, ka shtuar tutje ai.

Në një përgjigje të dhënë sot nga KFOR-i për Gazetën Express kanë paralajmëruar se 200 trupat britanike do të pasohen edhe me ushtarë të tjerë shtesë nga shtetet aleate.

Nga Bundeswheri sot për Express kanë thënë se janë në kontakt me Qeverinë e Kosovës dhe aleatët për hapat e mundshëm

“Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe jemi në kontakt të ngushtë me Qeverinë e Kosovës dhe aleatët tanë të NATO-s për hapat e mundshëm të mëtejshëm. Është e rëndësishme që të gjitha argumentet të peshohen në mënyrë objektive”, kanë deklaruar nga Bundesheri

Ora 12:31
Shefi i ushtrisë serbe tregon se çfarë urdhri ka marrë më 24 shtator

Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviç, ka treguar se çfarë urdhër kishte marrë ushtria që ai drejton, më 24 shtator kur ndodhi agresion i Serbisë në Kosovë, me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku.

Mosilloviç tha se në mëngjesin e 24 shtatorit filluan të vijnë informacione për ngjarjet e të lënduarit.

I pari i ushtrisë theksoi se u vendos kontakti me komandën e KFOR-it, u thirr një mbledhje, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes dhe drejtorët e agjencive.

“Të kontrollohet plotësisht Zona e Sigurisë Tokësore dhe të sigurohet linja administrative me dislokim parandalues ​​me kapacitet të plotë nga Forcat e Armatosura të Serbisë. Ky është urdhri që Forcat e Armatosura të Serbisë e kanë marrë më 24 shtator”, tha ai.

Milan Mojsilloviq, shtoi se urdhri nuk është i pazakontë dhe është në përputhje me ngjarjet në terren, me atë që kemi parashikuar, se kriza mund të kalojë dhe të përshkallëzohet./Klankosova.Tv

Ora 12:02
Ministri serb i Mbrojtjes: Çangazhim, jo tërheqje e ushtrisë

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, ka thënë më 4 tetor se reduktimi i numrit të ushtarëve “përgjatë vijës administrative” me Kosovën, nga 8.350 në më pak se 4.500, do të thotë “çangazhim, jo tërheqje e një pjese të njësive”.

"Ata po kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta," ka thënë Vuçeviq për Televizioni Prva.

Ai ka thënë se ushtria serbe dhe Ministria e Mbrojtjes, së bashku me inteligjencën ushtarake dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, janë duke monitoruar gjithçka që po ndodh në Kosovë. Vuçeviç i ka mohuar akuzat se Serbia po përgatitej të bënte diçka duke "mbledhur njësi" dhe se po trajnonte grupin që ka marrë pjesë në konfliktin në Banjskë, në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Serbisë, më 29 shtator, që t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën. Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka “filluar tërheqjen” e forcave të saj nga kufiri me Kosovën dhe se ky është “lajm i mirë”. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby ka thënë se diçka e tillë "do të ndihmojë në uljen e tensioneve, por jo në eliminimin e tyre".

Ora 11:10
Serbia: Radoiçiç i siguroi armët në Bosnje! Nisin hetimet

1695591663_6472520wwxZIviDP.jpg

Milan Radojcic është ndaluar nga policia në Serbi nën akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’ dhe ‘kryerjes së veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’.

Sipas autoriteteve serbe, armët i ka siguruar në Tuzlla, në Bosnje-Hercegovinë, dhe më pas i ka transportuar përmes Beogradit në Kosovë në pyje dhe objekte të braktisura. Këto pretendime do të hetohen nga institucionet boshnjake.

Autoritetet në Sarajevë kanë deklaruar se do të "ndërmarrin aktivitete në lidhje me verifikimin e pretendimeve të Beogradit dhe do të kërkojnë prej tyre tu vihet në dispozicion informacioni dhe dokumentacioni që ata kanë.”

 Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, ka deklaruar se "nuk ka informacion për armë në zonën e Tuzllës"- që lidhet me rastin e Millan Radoiçiç. Ai do të qëndrojë 48 orë në paraburgim.

S.G/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 04/10/2023 17:09

    90% e këtyre shpifjeve janë nga SPTNIK fashist në Nish dhe Belgrad !

    Përgjigju
  • Atdhetari: 04/10/2023 12:24

    Kosova duhet te vendosi maredhenie te mira me fqinjet se nuk ka asnje lloj interesi te pershkallezohet situata , nuk duhet te mbeshtetet vetem te nderkombetaret sepse edhe ata nje dite te flakin per interesat e tyre prandaj duhet te gjej gjuhen e perbashket sepse kjo eshte e vetmja menyre qe te kene paqe pa pasur mbeshtetjen e te huajve

    Përgjigju
  • Shkodra: 04/10/2023 11:49

    serbia eshte shtet terrorist. Duhet te anullohet cdo takim me ate fytyre te spanuar te vucicit; Nje mbetje funderrine e milloshevicit qe habitem si ka akoma njerez qe e marrin seriozisht. Eshte aq i pabese saqe nuk mund te ia lejome vetes te ulemi ne nivelin e tij e te merremi me te. Kosova duhet te leshoje flete arrest nderkombetar per Vucicin. Nese nuk e ben kete, asht e kote qe lodhet me thane se fajin e ka Serbia. Te merresh me nje spordhjak si radoicici eshte humbje kohe.

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 04/10/2023 11:36

    POR, vepren penale e kreu brenda territorit te KOSOVES; duhet te gjykohet ATJE!

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 04/10/2023 10:39

    Dje e "arrestuan" dhe dikush festoi,festoi edhe komandante osmanka siq e quan gazetarja Bytyqi por edhe allbin kurrci se ja presioni yne po jep rezultat poashtu edhe llajqaku e borreli sigurisht jan dehur me shlivovica dje diku ne serbi pasi ne debatin per kosoven ne BE nuk u pane dhe shume diskutues e kerkuan ta dinin se Ku ishin, po nejse kjo ska tendesi, radojqiqi u lirua sot nga burgu- kancelaria e vuqiqit pa asnje dyshim me instruksione te reja, mbete te shifet siq tha dje ish kryetarja e delegacionit kosovar ne bisedimet me serbine se me ke nga VV do vazhdon te bisedoj.

    Përgjigju
  • Lexhenda: 04/10/2023 10:34

    Lojra jane keto

    Përgjigju
  • Frat: 04/10/2023 10:25

    Shkuarja hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë