SHBA, Obama do i kërkojë Kongresit
1.8 miliard dollarë për virusin "Zika"

SHBA, Obama do i kërkojë Kongresit<br />1.8 miliard dollarë për virusin "Zika"
Presidenti Barack Obama nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kërkojë si fond emergjence për të luftuar virusin Zika, një shumë prej 1.8 miliard dollarë, raporton Reuters.

Shumica e këtyre parave do të shpenzohen në Shtetet e Bashkuara për testimin, mbikëqyrjen dhe hulumtimet për një kurë shërimi. Po kështu SHBA me një pjesë të këtij fondi do të mbështesë edhe vendet e tjera që tashmë janë prekur nga ky virus.

Sipas Reuters Presidenti Barack Obama në një intervistë për CBS News ka theksuar kërkesën për më shumë burime financiare për të përballuar këtë virus.

"Lajmi i mirë është se kjo nuk është si Ebola, njerëzit nuk vdesin nga Zika. Shumë njerëz e mbartin atë dhe nuk e dinë që ata e kanë atë. Por, nuk duhet të ketë panik për këtë, kjo nuk është diçka ku njerëzit do të vdesin prej saj. Kjo është diçka që ne duhet ta marrim seriozisht, - tha Obama për CBS News."

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në SHBA do të informojnë Kongresin këtë javë për nevojën emergjente të këtij fondi.

"Kongresi do të shqyrtojë këtë kërkesë të re dhe kërkesën buxhetore të presidentit. Dhe duke pasur parasysh burimet e kufizuara federale, ne presim që administrata do të informojë Kongresin për prioritetet e tyre të financimit në konferencë", ka thënë Don Stewart, zëdhënës i udhëheqësit të shumicës në Senat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë para disa ditësh ka shpallur gjendjen emergjencës shëndetësore ndërkombëtare për përhapjen me shpejtësi të virusit.

Deri më tani virusi Zika është raportuar si prezent në 33 vendetë botës.

Zika nuk shkakton asnjë simptomë në shumicën e njerëzve të cilët janë të infektuar. Më rrezikuara nga ky virus janë nënat shtatzëna dhe ato gra që mund të ngelen shtatzënë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën