NJU JORK, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ - Erdhi koha që Chuck Hagel të lerë drejtimin e Pentagonit, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Obama shpjegoi mënyrën sesi Hagel ishte thirrur në qeveri, në një moment delikat tranzicioni, sidomos gjatë kohës së tërheqjes së trupave nga Afganistani.
"Një tranzicion që Hagel e drejtoi në mënyrë shembullore", deklaroi Obama.
Presidenti amerikan do të njoftojë sot dorëheqjen e sekretarit të tij të Mbrojtjes, Chuck Hagel për shkak të mosmarrëveshjeve përsa i përket miratimit të strategjisë kundër grupit të Shtetit Islamik, konfirmoi e përditshmja amerikane "New York Times" duke cituar zyrtarë të lartë.
"Presidenti amerikan dhe sekretari i Mbrojtjes kanë zhvilluar diskutime që prej dy javësh dhe Obama vendosi dy ditë më parë të largonte Hagelin, 68 vjeç, anëtari i vetëm republikan i kabinetit të tij", sipas të përditshmes amerikane./ a.jor.








