NJU JORK, 11 shkurt /ATSH-ANSA/ - Presidenti amerikan, Barack Obama ka dërguarnë Kongres një propozim ku i kërkon autorizimin për përdorimin e forcës kundër ISIS-it.
Presidenti amerikan konsideron se ISIS-i përfaqëson një kërcënim të rëndë ndaj paqes globale.
Aktet e fundit të ISIS-it si vrasja e punonjëses amerikane të ndihmave, Kayla Mueller dhe vrasja e 10 egjiptianëve në Sinain Jugor kanë irrituar komunitetin ndërkombëtar./ a.jor.