/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot kujtimin e kitaristit B.B. King, i cili vdiq në moshën 89-vjeçare duke theksuar se bluzi kishte humbur mbretin dhe Amerika një legjendë.
Duke përmendur efektin e veçantë të një muzike që ju mbetet në mëndje dhe ju bën të lëvizë, presidenti amerikan kujtoi, në një komunikatë, se i shtyrë nga legjenda muzikore gjatë një koncerti në Shtëpinë e Bardhë tre vjet më parë, kishte marrë mikrofonin për të provuar të këndonte këngën "Sweet Home Chicago".
Kitaristi i bluzit, BB King, i konsideruar si mbreti i kësaj gjinie të muzikës, vdiq në Los Anxheles në moshën 89-vjeçare, njoftoi dje në mbrëmje vonë gazeta "LA Times" duke cituar avokatin e tij.
B.B. kishte qenë në spital gjatë javëve të kaluara, në ndërkohë që kishte luftuar kundër diabetit për disa vjet.
Në faqen e tij në Facebook ishte një mesazh ku falenderoheshin të gjithë simpatizantët për mbështetjen ndaj muzikantit të rrallë.
Për gjysmë shekulli, zëri i fuqishëm i B.B. Kingut dhe kitara e tij "Lucille" përcaktuan bluzin.
Kënga që B.B. King do të kujtohet përherë mbetet ajo e viteve '60 me titull "The Thrill is Gone".
Mbretëresha Elizabeth II e Anglisë e ka ftuar në mbrëmjet që organizoheshin në pallatin e saj.
Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf XVI i dha çmimin "Polar Music"./