NJU JORK, 19 shtator /ATSH-ANSA-AFP/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin rezultatin e referendumit të djeshëm mbi pavarësinë e Skocisë dhe përshëndesin popullin skocez për demonstrimin e tyre të plotë dhe energjik që i bënë demokracisë, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama në një komunikatë të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë.
"Skocezët, përmes debatit, diskutimeve dhe përjetimeve pasionante dhe paqësore i kujtuan botës kontributet e mëdha të vendit të tyre për Britaninë e Madhe dhe gjithë botën dhe më në fund vendosën ta mbajnë Skocinë brenda Mbretërisë së Bashkuar", theksoi presidenti amerikan.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të ngushtë sesa Britania e Madhe. Marrëdhënia jonë e fortë dhe speciale vazhdon me të gjithë popujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ndërkohë që përballemi me sfidat e globit", shtoi Obama./ a.jor.







