UASHINGTON, 2 shkurt /ATSH-DPA/ - Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili përballet me një opozitë që kontrollon Kongresin, propozoi sot një buxhet prej katër trilionë dollarësh.Buxheti i propozuar nga Obama parashikon rritje taksash për bizneseet dhe individët me të ardhura të larta si edhe nxit shpenzimet mbi infrastrukturën dhe programet sociale pa mënjanuar deficitin e buxhetit federal.Buxheti presidencial propozon edhe shpenzime të larta në mbrojtjen, por jo në të gjitha aspektet e saj, çka mund të bëjë për vete edhe kongresmenë republikanë.Partia konservatore Republikane amerikane mori shumicën në Senat dhe një dominim të gjerë në Dhomën e Përfaqësuesve pas fitores në zgjedhjet e mesmandatit, që u zhvilluan nëntorin e kaluar."Ky buxhet është një shenjë e mirë për suksesin e Amerikës në këtë ekonomi të re globale", deklaroi sot Obama në Uashington."Kemi bërë zgjedhje fondamentale për atë se çfarë vendi duam të jemi", theksoi ai./ a.jor.










