Ndërkohë nga ana tjetër, Havana, ka vendosur të pranojë të gjithë shtetasit kubanez të cilët depërtohen nga SHBA-ja ose nuk u lejohet hyrja në Amerikë nga autoritetet vendase.
Ky vendim i presidentit Obama, i cili është në ditët e fundit të mandatit të tij, vjen si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve me Kubën.
“ Ne do të vazhdojmë të pranojmë emigrant nga Kuba, ashtu si pranojmë edhe nga vendet e tjera të botës, por komfort ligjeve tona”, është shprehur Obama.
Edhe pse gjatë këtij vitit Obama është përpjekur për t’i përmirësuar marrëdhëniet SHBA- Kubë, ende nuk është e qartë se si do të jetë ecuria e këtyre marrëdhënie, pasi pasuesi i Obamës, presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka paralajmëruar një qëndrim shumë më të ashpër.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
