UASHINGTON, 3 mars /ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Barack Obama do të marrë pjesë me drejtuesit evropianë duke përfshirë këtu presidentin francez, François Hollande, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrin britanik. David Cameron, në një videokonferencë kushtuar krizës në Ukrainë dhe sigurisë botërore.
Kryeministri italian, Matteo Renzi dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të marrin pjesë në këtë takim që do të zhvillohet në orën 16:30 GMT, me dyer të mbyllura.
Në këtë kohë, kryeministi izraelit, Benjamin Netanjahu do t'i drejtohet Kongresit për të dënuar marrëveshjen për programin bërthamor që Uashingtoni kërkon të arrijë me Teheranin në fund të muajit.
Sipas zëdhënësit të kryeministrit britanik, diskutimet mes presidentit amerikan, Obama dhe drejtuesit evropianë do të përqendrohen në konfliktin në Ukrainë dhe do ta vënë theksin tek rëndësia e aplikimit të marrëveshjeve të Minskut nënshkruar më 12 shkurt.
"Nëse qeveria ruse nuk luan rolin e saj në aplikimin e marrëveshjeve (...) ne mendojmë se sanksione të tjera duhet të vendosen kundër Moskës", vijuan shërbimet e Cameron.
Pavarësisht armëpushimit të vendosur nga këto marrëveshje duke nisur nga 15 shkurti, rebelët kanë hyrë në qytetin Debaltseve./
/ec/ a.jor.












