UASHINGTON, 9 shkurt /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se nuk kishte vendosur ende të livronte armë në Ukrainë ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se ky konflikt kërcënonte paqen në Evropë.
Në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë, dy drejtuesit paralajmëruan Rusinë se nuk mund të riformonte me forcë hartën e Evropës, por që, në të njëjtën kohë, Uashingtoni nuk po kërkon të dobësojë Moskën në këtë krizë, më e rënda mes dy fuqive që prej Luftës së Ftohtë.
"Për të ndihmuar Ukrainën, livrimi i armëve ofensive në Kiev është një prej mundësive të parashikuara, Por nuk kam marrë ende një vendim", theksoi Obama për shtypin, pas një jave debatesh publike në Uashington për mundësinë apo jo të furnizimit me armë të forcave të armatosura ukrainase që luftojnë në lindje të vendit kundër rebelëve.
"Objektivi ynë nuk është pajisja e Ukrainës me armë që ajo të vazhdojë operacionet ofensive, por thjesht që ajo të vetëmbrohet", deklaroi Obama, administrata e të cilit duke e gatshme për livrimin e armëve në Kiev kundër nga Gjermania dhe Franca.
Kjo çështje e mprehtë mes SHBA-së dhe Evropës ka qenë në qendër të negociatave mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilët u takuan sot në Uashington.
Kancelarja i paraqiti gjithashtu presidentit amerikan iniciativën për paqe franko-gjermane, prezantuar këto ditët e fundit presidëntëve ukrainas dhe rus, Petro Poroshenko dhe Vladimir Putin.
Presidenti amerikan, Obama theksoi se Moska nuk mund të riformonte kufijtë e Evropës nëpërmjet forcës së armëve duke siguruar se Uashingtoni do të vazhdonte të inkurajonte një zgjidhje diplomatike të krizës ukrainase./
/ec/









