SHBA - Departamenti amerikan i Shtetit tha se do të ofrojë një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për çdo informacionin, që të çon në arrestimin apo kapjen e komandantit ushtarak të Ugandës Joseph Kony.
Ambasadori amerikan për Luftën kundër Krimeve tha se ky vendim vjen për t’i dhënë drejtësi burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, që kanë qenë subjekt i dhunës, skllavërisë dhe mizorive të ndryshme.
Kony, një udhëheqës i ushtrisë së Rezistencës së Zotit, është kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe mendohet se ai dhe luftëtarët e tij mendohet të jenë në vendet fqinje ose në Republikën e Afrikës Qendrore.
Joseph Kony dhe luftëtarë e tij kanë zhvilluar luftë në Ugandë dhe në rajon për më shumë se dy dekada për të vendosur një qeveri në Ugandë bazuar në Dhjetë Urdhëresat biblike.
Por Joseph Kony me mbështetësit e tij ka kryer përdhunime, gjymtime dhe vrasje të civilëve, por edhe rekrutimin me forcë të fëmijëve për të shërbyer si ushtarë apo si skllave të seksit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com