Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon bëri thirrje sot për qetësi pas luftimeve mes policisë dhe një grupi të armatosur në Maqedoni këtë fundjavë.
"Në këtë moment delikat, Ban Ki-Moon u kërkon të gjithë protagonistëve të japin prova maksimale të vetëpërmbajtjes dhe të shmangin çdo deklaratë apo veprim që mund të rrisë tensionin", deklaroi zëdhënësi Stephane Dujarric.
"Ban shqetësohet për dhunën e ditëve të fundit në Kumanovë dhe mbështet thirrjet për qetësi të bëra nga Bashkimi Evropian", shtoi ai.
"Ai inkurajon autoritetet maqedonase të rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të drejtat themelore (...) duke promovuar një mjedis në të cilin pikëpamjet e kundërta të mund të shprehen lirisht", theksoi zëdhënësi  Stephane Dujarric.
Drejtësia maqedonase akuzoi sot për terrorizëm 30 persona të arrestuar gjatë luftimeve të dhunshme me një grup të armatosur ku si pasojë humbën jetën 22 persona, në Kumanovë, pranë kufirit me Kosovën./
/atsh/