SHBA i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të dënojë vargun e fundit të testeve raketore të kryera nga Koreja e Veriut.
“Ne i bëjmë thirrje secilit anëtar të këtij Këshilli që të bashkohet me ne për të dënuar me forcë aktivitetet e paligjshme të Phenianit dhe ta nxisë atë të angazhohet në rrugën diplomatike”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në OKB, gjatë një konferencë të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.
Kërkesa e saj erdhi pasi Pheniani të hënën lëshoi dy raketa balistike të dyshuara me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit Lindor, siç njihet edhe Deti i Japonisë. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, të cilat, në varësi të dizajnit të tyre, mund të pajisen edhe me një kokë bërthamore.
Japonia ka kërkuar tashmë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me lëshimet. SHBA-ja nuk arriti të siguronte një rezolutë që përcaktonte sanksione më të ashpra ndërkombëtare për Korenë e Veriut përmes Këshillit të Sigurimit majin e kaluar, për shkak të vetos nga Rusia dhe Kina. Thomas-Greenfield tha se shkelja e vazhdueshme e Phenianit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit kërkon një përgjigje.
“Ne jemi të ngarkuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha ajo.
Pheniani ka akuzuar vazhdimisht Uashingtonin se ka ndihmuar fqinjin e tij për t’u përgatitur për një sulm, një pretendim që SHBA dhe Koreja e Jugut e hedhin poshtë.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4061
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor, 17:12
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
VIDEOLAJM/ Donald Trump ndryshon modelin e flokëve
18 Dhjetor, 12:37
-
Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar
18 Dhjetor, 11:12
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor, 09:52
-
Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër! (VIDEO)
18 Dhjetor, 09:46
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34
-
VIDEOLAJM/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të re
18 Dhjetor, 09:32