SHBA përgëzojnë Shqipërinë për
Zgjedhjet: Të vijohet me reformat
Në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vjenë, Ian Kelly, ambasadori i SHBA në OSBE, ka shprehur vlerësim për Shqipërinë në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit. Ambasadori Kelly e cilësoi masive, pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhje për të ushtruar të drejtën e votës.
VIENE- Në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të
OSBE në Vjenë, Ian Kelly, ambasadori i SHBA në OSBE, ka shprehur vlerësim për Shqipërinë në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit. Ambasadori Kelly e cilësoi masive, pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhje për të ushtruar të drejtën e votës.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzojmë qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen e tyre paqësore dhe aktive në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Anembanë vendit, qytetarët shqiptarë morën pjesë masivisht për të ushtruar atë që e konsiderojmë të drejtën demokratike më bazike – të drejtën e votës. Mbështesim misionin e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR si dhe vlerësimin e përbashkët nga ODIHR, Asambleja parlamentare e OSBE-së, dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, të cilët vlerësuan se qytetarët shqiptarë kanë shprehur lirisht vullnetin e tyre në kutinë e votimit. Nxisim autoritetet që të finalizojnë numërimin dhe të trajtojnë çdo ankimim në mënyrë transparente, të shpejtë dhe në përputhje me shtetin ligjor”, u shpreh Kelly.
Më tej në fjalën e tij, ambasadori i SHBA në OSBE tha se pas përfundimit t3ë procesit të numërimit dhe formimit që qeverisë së re, duhet të vijojë puna për forcimin e shtetit ligjor dhe realizimin e reformave.
“Tani që populli i Shqipërisë ka bërë të dëgjohet zëri i tij, Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të punojnë sëbashku në mënyrë konstruktive për të çuar përpara zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë. Puna e vështirë e ndërtimit të demokracisë nuk mbaron pasi numërohen votat dhe shpallen fituesit. Udhëheqësit politikë do të gjykohen jo nga ajo që thonë, por nga ajo që bëjnë. Pas formimit, nxisim qeverinë e re që të vazhdojë të forcojë shtetin ligjor, të rrisë standardet e të drejtave të njeriut, të promovojë qeverisje transparente dhe llogaridhënëse, të promovojë zhvillimin ekonomik dhe të punojë drejt reformash të qëndrueshme demokratike në rrugën konsensuale të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky është një proces i cili, ashtu si përpara këtyre zgjedhjeve, do të kërkojë që edhe ata në opozitë të luajnë një rol konstruktiv, dhe ne kërkojmë angazhimin e tyre edhe në të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Ian Kelly.
Më tej në fjalën e tij tha se “Bashkohemi me Bashkimin Europian për të mirëpritur bashkëpunimin konstruktiv midis Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR dhe Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE gjatë këtyre zgjedhjeve në Shqipëri, dhe shprehim shpresën tonë që kjo qasje pozitive do të shërbejë si themel mbi të cilin të rinovohen angazhimet e shprehura në Vendimin 19/06 të Këshillit Ministerial dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit të vitit 1997”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15