SHBA përshëndet bashkëpunimin Qeveri OSBE

SHBA përshëndet bashkëpunimin Qeveri OSBE
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë përshëndetur OSBE-në për ndihmën e tyre dhënë qeverisë së Kosovës për organizimin e zgjedhjeve për serbët në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Ai ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me Serbinë pavarësisht përbërjes së re të qeverisë së ardhshme.Ndërsa mediat amerikane duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe, duke kanë theksuar se Partia Socialiste Serbe, trashëgimtare e Milosheviqit, është fituesja më e madhe e zgjedhjeve serbe.
Lideri i socialistëve, pretendues i karriges së kryeministrit, Ivica Daçiç, asnjëherë nuk ka kërkuar falje për luftërat në Ballkan në vitet nëntëdhjetë, në të cilat vdiqën të paktën 125 mijë njerëz, - shkruan `The New York Times`.
Analistë vlerësojnë se ardhja në pushtet e Nikoliqit dhe Daçiçit, do ta ndryshojë politikën e deritashme serbe të pajtimit ndaj rajonit, përfshirë edhe fqinjin e saj, Kosovën.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje