Ambasada e Shteteve tё Bashkuara mirёpret vendimin e Parlamentit tё Shqipёrisё pёr tё miratuar ligjin e parё zbatimin e reformёs nё drejtёsi.
 
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ambasada e SHBA në Tiranë thekson se, "ky ligj i rёndёsishёm do tё fillojё procesin e rivlerёsimit tё prokurorёve dhe gjykatёsve".

"Pёrgёzojmё ata anёtarё tё Parlamentit tё cilёt votuan nё favor tё kёtij hapi tё rёndёsishёm pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik.
 
Presim tё shohim aprovimin e plotё dhe nё kohё tё ligjeve tё tjera pёr zbatimin e kёsaj reforme kritike qё gёzon mbёshtetjen e shumicёs dërrmuese tё shqiptarëve
".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com