SHBA, përurohet statuja e
Nënë Terezës në Manhattan
Qindra shqiptarë që jetojnë në Nju Jork morën pjësë të dielën në ceremoninë e inagurimit të një statuje kushtuar Nënë Terezës, një nga figurat më ikonike të shekullit XX, e cila do të qëndrojë nga sot, ‘Dita e madhe e shënjtërimit të saj’, në Battery Park në Manhattan.
Qindra shqiptarë që jetojnë në Nju Jork morën pjësë të dielën në ceremoninë e inagurimit të një statuje kushtuar Nënë Terezës, një nga figurat më ikonike të shekullit XX, e cila do të qëndrojë nga sot, ‘Dita e madhe e shënjtërimit të saj’, në Battery Park në Manhattan.
Trëndafilë të bardhë kishin rrethuar shtatoren e bamirëses shqiptare e cila u shënjtërua këtë të dielë nga ora 10.30 minuta sipas orës europiane, në Vatikan nga Papa Françesku , në prani të shumë personaliteteve botëtore dhe të paktën 100 mijë njerezve që kishin mbushur sheshin para Selisë së Shenjtë .
Interpretimi i himnit tonë kombëtar dhe Himnit kushtuar Nënë Terezës interpretuar nga sopranoja Inva Mula, e vendosur me këtë rast, ishin momente solemne të kësaj ceremonie në Battery Park, një park prej 10 hektarësh në pikën jugore të NY, përballë portit të qytetit botëror.
Aktiviteti i organizuar dhe mbështetur nga Asambleisti i shtetit të Nju Jorkt, Mark Gjonaj, u përshfaq me një mori aktivitetesh te shumëllojta, interpretime të shumë këngëve dhe valleve shqiptare nga grupi Rozafati me drejtuese Angjelina Nika, sfilata me kostume tradicionale shqiptare, nën drejtimin e etnografes së njohur Bora Balaj.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të lartë të komunitetit shqiptar, shqiptarë me banim në NY, organizata të shumta jo qeveritare, shoqata që punojnë dhe veprojnë në Nju Jork, të gjithë së bashku në emër të dashurisë dhe përkushtimit që dëshmoi Nënë Tereza gjatë jetës së saj.
Statuja e shenjtores, është sponsorizuar nga Mark Gjonaj dhe ajo është punuar e gjitha në bronz.
Nënë Tereza e Kalkutës, një nga figurat më ikonike të shekullit XX, u bë sot një shenjt katolik, në një meshë të hapur të drejtuar nga papa Françesku, ku morën pjesë qindra e mijëra besimtarë. Shenjtërimi u njoh zyrtarisht sapo papa Françesku iu përgjigj tri kërkesave, sërisht në latinisht.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.8%
-
Jashtë
18.1%
-
Nuk lëviz
33.1%
Vota total: 2071
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A është sëmurë? Orinda Huta sqaron njëherë e mirë aludimet për shëndetin e Turit
7 Gusht, 22:50
-
12 vjeçari në Kosovë gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë
7 Gusht, 22:42
-
Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit: Ka shpresuar që unë të isha me djalin e saj
7 Gusht, 22:37
-
Elon Musk: Kamala Harris është një komuniste
7 Gusht, 22:31
-
SHBA, Qeverisë së Kosovës: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë që e ndihmuam t’i krijojë
7 Gusht, 22:31
-
Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten
7 Gusht, 22:21
-
I gjuajti me grusht kryeministres daneze, polaku: Nuk mbaj mend, isha shumë i dehur
7 Gusht, 22:04
-
Veton Surroi: Si e sheh inteligjenca artificiale Ballkanin Perëndimor më 2030
7 Gusht, 21:55
-
Prej 20 vitesh në arrati, mediat italiane i bëjnë jehonë shqiptarit që u kap në Vlorë, në pritje për t'u ekstraduar
7 Gusht, 21:51
-
200 mijë euro në vit! Italia dyfishon taksën e sheshtë për të pasurit që marrin rezidencë në këtë shtet
7 Gusht, 21:44
-
Arkimed Lushaj i drejtohet ministres së Kosovës pas urdhër arrestit: 500 forca policore ishin tek shtëpia ime, a jeni normal ju (VIDEO)
7 Gusht, 21:32
-
Ministri i jashtëm izraelit bën thirrje për vrasjen e udhëheqësit të ri të Hamasit
7 Gusht, 21:23