SHBA, paralajmëron
Korenë e Veriut: Jini gati

SHBA, paralajmëron<br />Korenë e Veriut: Jini gati<br>
Kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut është bërë shqetësimi kryesor i politikës së jashtme të administratës së Trump. Zëvendëspresidenti Mike Pence, gjatë vizitës në një bazë të Forcave Ajrore, ka dhënë një paralajmërim të zymtë ndaj Koresë së Veriut.

"Armiqtë tanë kurrë nuk duhet të dyshojnë në aftësitë e Forcave të SHBA-së," u tha Pence ushtarakëve në bazën e Forcave Ajrore Minot, në Dakotan veriore. Në këtë bazë gjenden 26 bombardues të tipit B-52 dhe 150 vende për raketa balistike ndërkontinentale.

"Kushdo që do të kërcënonte kombin tonë duhet të dijë se Amerika gjithmonë kërkon paqe, por nëse jemi të detyruar të mbrojmë veten ose aleatët tanë, ne do ta bëjmë këtë me fuqinë ushtarake që është efektive dhe e madhe", vazhdoi Pence.

"Tani, më shumë se kurrë, komandanti juaj kryesor varet nga ju, që të jeni gati," tha Pence. Deklaratat vijnë vetëm disa ditë përpara se Presidenti Donald Trump, të udhëtoj në për vizitë në Korenë e Jugut.

Kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut është bërë shqetësimi kryesor i politikës së jashtme të administratës së Trump. Koreja e Veriut kreu testin e saj të gjashtë bërthamor në shtator dhe retorika është ndezur në të dy anët. Trump ka reaguar shpesh në Twitter për të tallur kreun e Koresë së Veriut, duke e quajtur atë "njeri me raketa të vogël".

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit