Rusia mund të lëshojë një raketë të dytë balistike supersonike në Ukrainë në ditët në vijim, por Uashingtoni nuk beson se Oreshnik do të ndryshojë situatën në luftë, deklaroi sot një zyrtar amerikan.
Rusia lancoi raketën e parë Oreshnik në Dnipro më 21 nëntor, si përgjigje ndaj sulmit ukrainas në territorin rus me raketa amerikane dhe britanike.
“Ne vlerësojmë se Oreshnik nuk do të ndryshojë ndjeshëm situatën në fushën e betejës, por vetëm një përpjekje tjetër e Rusisë për të terrorizuar Ukrainën”, tha zyrtari.
Rusia nuk i komentoi akuzat, por Putin më parë tha se mund të përdorë përsëri Oreshnik për të goditur "qendrat vendimmarrëse" në Kiev nëse Ukraina vazhdon të sulmojë me armë perëndimore me rreze të gjatë.
Putin pretendon se raketa supersonike ka fuqi shkatërruese të krahasueshme me armët bërthamore, por zyrtarët amerikanë e minimizuan fuqinë e saj duke e quajtur "eksperimentale".
Disa zyrtarë rusë dhe perëndimorë kanë thënë se lufta po hyn në fazën e saj përfundimtare, ndërsa presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili merr detyrën në janar 2025, ka bërë thirrje për armëpushim dhe negociata, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen afatgjatë të Uashingtonit për Ukrainën./Kosovapress
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Trump, plane për krijimin e një agjencie për mbledhjen e tarifave
15 Janar, 15:18
-
Frrok Çupi: Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!
15 Janar, 15:09
-
Michelle Obama ‘thyen’ traditën, ish-zonja e parë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president i SHBA-së
15 Janar, 14:58
-
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
15 Janar, 14:25
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33
-
Veton Surroi: Si të jetohet në vitin G-Zero
15 Janar, 12:59
-
SHBA/ Elon Musk paditet nga autoritetet federale për blerjen e Twitter
15 Janar, 09:22
-
Pesë ditë nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë/ Çfarë do të presë bota nga Donald Trump si president i SHBA
15 Janar, 08:57
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43